Unë me shpifjet e mediave jetoj edhe 1 mijë vjet të tëra, por ky ligj është për shoqërinë.
Kështu u shpreh kryeministri Rama sot në Kuvend teksa justifikoi paketën antishpifje për mediat.
Ai nuk ngurroi të sulmojë edhe Petrit Vasilin apo gazetarë me emra, shkruan JavaNews.al
“Del në protestë Peçi Vasili që një në dy fjalë e ka shpifje dhe sharje. Dëgjova Artur Zhejin që thotë se do të iki nga Shqipëria. Dhe kush? Zheji që e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit. Proteston Mark Marku, profesori i letrave. Që kërcënon se do t’ia fusë tjetrit me shishe kokës. Por ku nuk është një ligj për Markun” – tha Kryeministri.











