• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Duam një mandat të fortë qeverisës, vetëm PS-ja lufton për gratë e vajzat

by Java News
30/05/2017 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka deklaruar se lista e kandidatëve të PD-së për deputetë është diskriminuese ndaj grave. Duke iu referuar edhe vendimit të KQZ që gjobiti PD-në për moszbatimin e kuotave gjinore, u kërkoi grave dhe vajzave që të mos votojnë PD. Gjatë një takimi elektoral në Burrel, Rama tha se për herë të parë arritëm një përfaqësim 50 me 50 të grave në qeveri, ndaj të mos lejojmë të kthehemi tek oda e burrave të Saliut.

“Në 4 vitet e ardhshme do bëjmë shumë më tëper se këto 44 muajt e qeverisjes tonë. PD kërkon votën në emër të republikës së re, por ka paguar gjobë për mungesë grash dhe vajzash në listat e shumë qarqeve. Sipas PD nuk ka gra e vajza të denja për të përfaqësuar, Kukësin, Beratin, Gjirokastrën, Lezhën dhe Fierin. Në gjithë këto qarqe vetëm burra, e çfarë burrash. U thëm grave dhe vajzave të mos e votojnë PD-në. Mos lejoni PD-në që ti tratojë gratë si qenie të kategorisë së dytë. Arritëm një qeveri me 50% gra e 50% burra, mos pranoni të kthehemi tek oda e burrave të Saliut”, tha Rama

Rama kërkoi edhe njëherë një mandat të fortë qeverisës, pa forca të tjera politike që luajnë timonin gjatë rrugës së të bërit reforma. Të shpëtojmë Shqipërinë nga Basha dhe PD-ja, theksoi Rama, ndërsa shtoi se 25 qershori duhet të jetë dita jonë kuqezi.

“Hodhem themelet e të bërit shtet. Në 25 qershor, do të vendosim mes ngritjes së shtëpisë tonë mbio themelet që hodhem, apo do të kthehemi pas. Do të votojmë për të marrë njerëz në punë, apo për ti dhënë punë Lulit. Duam një mandat të fortë që të mbajmë vetëm timonin dhe të mos mbajmë forca të tjera që luajnë timonin rrugës së të bërit shtet. U dhamë mundësi të gjithëve të futën në zgjedhje dhe demokratët na kanë një borxh. Tani të shpëtojmë Shqipërinë nga Luli dhe PD-ja. 25 qershori duhet të jetë dita jonë kuqezi për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit dhe jo dita e flamujve politikë”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se nuk mund të pranojmë të rikthejmë Lulin në pushtet, pasi e kemi shembullin e punës së tij në bashkinë e Tiranës, ku nuk bëri asgjë.

“Si mund të pranojmë që të rikthejmë Lulin në qeveri. Pyesni Tiranën për Lulin. 4 vjet nuk bëri asnjë punë, as sahatin e Tiranës nuk e ndryshoi, ndërsa oren e vet e la 12:00. Basha flet për palmat dhe investime në qytete, por vetë nuk bëri asgjë. Rilindja urbane solli një frymë të re edhe për qytetet e braktisura”, tha Rama.

Rama tha se vettingu dhe arsimi janë dy shtyllat kryesore për zhvillimin e vendit.  Siç fituam betejën me vettingun, do të fitojmë edhe betejën me punësimin e të rinjve dhe rritjen  ekonomike, tha kryeministri.

“Drejtësia dhe arsimi, shtyllat kryesore për zhvillimin e vendit. Siç fituam betejën me vettingun, do të fitojmë edhe betejën me punësimin e të rinjve dhe rritjen  ekonomike. Vettingu është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik të vendit, ndaj luftuam për të”, tha Rama./javanews.al/a.ç

Next Post
Çelet panairi i punës, Xhaçka: Ofrohen 5 mijë vende nga 80 kompani

Xhaçka: PD mbushi listat me 'të fortë' dhe shpërfilli gratë e vajzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In