Kryeminsitri Edi Rama doli në një konferencë për mediat ku ka komentuar situatën politike dhe protestën e opozitës. Gjatë konferencës, Rama zbardhi një merak të vjetër të tijin, që e ka ndarë edhe me partnerët.
Ai tha se në kohën kur u miratua reforma në drejtësi, i trembej përdorimit bllokimit nga ana e PD e reformës, duke pasur në dorë komisionet e Vettingut. Ai tha se kjo pritej, por u surprizua nga lidhja që sipas tij opozita po bën me zgjedhjet.
Rama po ashtu ka zbarhdur edhe propozimet që i ka bërë Bashës por që nuk u pranuan nga kreu i opozitës, ku përfshihej një zv.kryeministër teknik.
“Më duhet t’ju them se kam pasur një parandjenjë të fortë që e kam ndarë edhe me miqtë tanë, në periudhën kur votohej reforma në drejtësi, që pika e lidhur me Vettingun do të na sillte probleme. Konkretisht, në të gjtihë nivelet e përzgjedhjes që i takojnë parlamentit, të individëve që bëhen pejsë e sistemit të ri të drejtësisë, ka një barazi 50 % me 50 % mes shumicës dhe pakicës në Kuvend, por, në të gjitha rastet nuk ka mundësi bllokimi pasi ka një mekanizëm zhbllokues. I vetmi zë në gjithë këtë listë për të përzgjedhur njerëz në institucionet kushtetuese ku mekanizmi zhbllokues nuk është, është Vettingu. Dhe unë kam ndarë shqetëismin që kjo pikë mund të përdoret nga PD për të bllokuar reformën. Edhe pse surprizën e bllokimit të Vettingut unë e kam pritur në njëfarë mënyre, nuk e kemi pritur bojkotin e Parlmentit, dhe lidhen e këtij halli, me zgjedhjet. Që do të thotë që PD, bëri një lëvizje surprizë dhe mori përsipër në kuadër të strategjisë së vetë, një aksion shumë të rrezikshëm për vetveten, por jo pa asnjë shans për të apsur sukses. E dinë të gjtihë që shansi për të pasur sukses ishte mundësia potenciale për të destabilizuar koalicionin, duke u përpjekur të përcajë koalicionin dhe duke e mikluar LSI dhe Ilir Metën”, deklaroi Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për takimin me McAllister në Pallatin e Kongreseve. Ai ka thënë se Basha ka luajtur bllofin dhe ka humbur.
Rama tregoi se çfarë u afrua në atë takim.
Rama: “Njëra pikë ishte për të shtyrë zgjedhje deri më 16 korrik. Mundësia tjetër ishte për të bërë disa ndryshime në qeveri, me disa ministra teknikë, që sipas atyre që e kërkonin këtë gjë, do të ndihmonin opozitën. Ilir Meta e ka pranuar menjëherë këtë pikë. Unë jam shprehur se as i pranoj as i mohoj, por duhet votuar vetingu njëherë. Kam thënë se për shtyrjen e zgjedhjeve nuk e shkel Kushtetutën. Por s’është dashur nevojë për të diskutuar më tej për këto propozime, pasi Lulzim Basha është larguar nga salla e Pallatit të Kongreseve. Basha luajti bllofin. Dhe me bllofin mund të fitosh shumë, por dhe mund të humbasësh gjithçka. Për mua politika është shah, dhe shahu ka një strategji të tërë dhe lëvizje pas lëvizje fillon që plani të shpaloset. Dhe kur plani zbulohet, kundërshtari zihet mat. Që do të thotë se sot jemi në kushtet se kemi një palë, që duhet të bëjë edhe bebisiterin e një pale, dhe një palë që thotë prisnin se jam dhe unë, dhe duhet ta fillojmë nga fillimi. Gjërat nuk funksionojnë kështu. Kjo aventurë dhe ky bllof kanë pasoja të rënda për Partinë Demokratike, por kjo nuk është puna ime. PS dhe PD janë kundërshtarë dhe unë s’mund t’i qaj hallin kundërshtarin tim. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Unë di të them se strategjia jonë funksionoi në mënyrë perfekte, ndërsa ajo e PD-së dështoi me sukses. PD hyri në aventurë për të marrë peng qeverinë dhe reformën në drejtësi, por dështoi”, tha Rama.
Më tej kryeministri deklaroi se plani i opozitës për destabilitet dështoi me sukes. Sipas kryeministrit, i gjithë qëllimi i opozitës ishte bllokimi i reformës në drejtësi. Ai tha se opozita po akuzon para kohe për një proces zgjedhor që ende nuk është zhvilluar.
Rama: “Strategjia e PD ka dështuar me sukses. Hyri në një aventurë për të marrë peng qeverinë e zgjedhur, për të marrë peng reformën në drjetësi, reformë që kërkohet nga 93 % e shqiptarëve, për të marrë peng procesin zgjedhor me idenë që e vetmja altenrativë ku PD mund të barazohej me ne është kaosi. Sepse në një proces normal zgedhor nuk ka asnjë shans të mundi koalicionin tonë. Si kryeministër kam detyrimin të bëj gjithçka që zgjedhjet të jenë më të mirat që ka bërë Shqipëria. Ne jemi këtu një qeveri që ka dalë nga zgjedhjet e organizuara nga PD në qeveri, dhe sot PD ka ngritur një mal me akuza për zgjedhje që nuk janë bërë. Tani histori me narkorepublikën, me Noriegën, me dreqin e shejtanin janë histori e PD për ata që duan t’i dëgjojnë e besojnë, s’kanë lidhje me mua. PD mund të votojë edhe me gazetën e ‘Fahriut të Serbisë’ që unë jam në krye të një narkorepublike“, deklaroi Rama.
Ai tha se i ka ofruar Bashes nje zv.kryeminister teknik te perzgjedhur nga PD, qe do te merret vetem me zgjedhjet, e qe do ta kryeje kete funksion ne bashkerendim me te gjithe aktoret nderkombetare kryesore.
Rama: Ja propozimet e mia që nuk u pranuan nga PD
Rama: 1 zëvendëskryeministër i propozuar nga PD, por jo anëtar i PD, që të vihet në krye të një taskë-force për të garantuar mospërfshirjen strukturave shtetërore në zgjedhje. Ky zv.kryeministër me një përfaqësues të zgjedhur nga SHBA-BE-OSBE do ketë detyrën të monitorojë sjelljen e shtetit në fushatë mbi bazën e një rregulloreje të dakordësuar ku do të përcaktohen qartësisht të gjtiha pikat detyruese për qeverinë dhe për agjencitë shtetërore që nuk duhen shkelur. Që nga nafta e automjeteve shtetërore ku njerëzit që përfshihen në fushatë, historikisht kanë përdorur paratë e shtetit për të bërë xhirot nëpër Shqipëri. Asnjë pikë naftë e paguar nga taksapaguesit nuk do shkojnë për fushatë. Mjetet do financohen nga partitë që janë në qeveri dhe jo nga shteti.
1 zëvendësministër i propozuar nga PD, jo anëtar i PD, që të asistojnë policinë bashkë me një përfaqësues të SHBA, që monitorojnë punën e policisë. Një zv.drejtor i përgjithshëm i policisë, dhe 12 zv.drejtorë në qarqe janë në varësi të këtij zv.ministri e kësaj taks-force, dhe, edhe ata të shoqëruar me një përfaqësues të misioneve. Ajo që unë propozoj që në momentin që diçka ndodh apo pretendohet se ndodh, adresohet drejtëpërdrejtë dhe merren masa të menjëhershme për këdo që ka shkelur etikën e shtetit. E njëjta gjë për arsimin, një zv.ministër e propozuar nga PD, jo anëtar partie, me monitorët e huaj në krahë, dhe me një përfaqësues, qoftë të vetin,m qoftë të të huajve, në çdo drejtori rakonale arismore, merren në kohë reale ankesat. Një nxënës ankohet se mësuesja më bëri presion, nëse vërtetohet mësuesja ikën nga puna. Nëse një ‘qytetar dixhital’ thotë është mbyllur shkolla, atëherë merren masa, pushtohet drejtori e personat përgjegjës, në kohë reale.
E njëjta gjë për burgjet. Një zv.ministër vetëm për të ndjekur procesion zgjedhor e mos të bëhen votime si në kohën e Enverit. Këto i kam propozuar Lulzim Bashës dhe partisë Demokratike e ja propozoj sërish.
Ju lutem mos të përsërisin historinë ‘na dha më pak se kishim’. Idenë që çfarë patëm, kërkojmë më shumë kjo është si lojë kalamajsh.
/a.m.