• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: PD është si ai i dehuri që ka çdokush në lagje, që shan këdo që i del para

by Java News
15/03/2016 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh nga Shkodra, qytetarëve të pranishëm dhe opozitës, duke e cilësuar këtë të fundit si një i dehur, që për qëllim nuk ka gjë tjetër përveçse të hedhë baltë dhe të shajë.

“Ata dalin çdo ditë nga shpia me idenë se populli do ta korrigjojë gabimin dhe do ti kthejë në detyrë… Çdo lagje e ka një të dehur, që del nga shtëpia tapë dhe që rri gjith ditën e shan këdo që i del përpara… njësoj si ky i dehur është dhe PD. Balta është prodhimi më i madh ndaj atyre që bëjnë reforma. Ju siguroj që ne do të triumfojmë, pavarësisht baltosjes”- tha Rama.

Batutat/ Duke ju referuar takimit që Kryeministri pati javën e kaluar me kryetaren e bashkisë së Shkodrës, demokraten Voltana Ademi, Rama tha:

Kur hyra në Bashki, më thanë që je i pari komunist që hyn në Bashkinë e Shkodrës. Por mendoj që jam i dyti, se i pari ka qenë Saliu…

Në aktivitetin e rradhës për anëtarësime të reja në PS, Rama tha se salla e sportit në Shkodër, përkundër akuzave se mbushet me njerëz të administratës, në fakt është mbushur nga njerëz që e shohin anëtarëimin në PS si një pohim dhe vlerësim për procesin e reformave që ka ndërmarrë qeveria.

“Ata që nuk na duan, po pse nuk na duam, na marrin edhe të keqen,… do thonë që e keni mbush pallatin e sportit me administratë, ndërkohë që administrata për aq vende pune sa ka këtu, nuk mbush dot as gjysmën e vendeve…. ashtu sic unë jam i bindur se këtu ka shumë të rinj të papunë… dhe fakti që ata sot vijnë në ktë takim dhe disa prej tyre vijnë për hetë të parë në PS, është komplimenti më i shkëlqyer që i bëhet qeverisjes.. që pavarësisht se na u desh dhe na duhet që të bëjmë reforma që nuk u bënë, dhe pavarësisht se nuk jemi në fushatë por jemi dy vjet e gjysëm mbasi kemi marrë detyrën, prurjet në PS janë më të mëdha sae asnjëherë mbarë. Kjo tregon që jo vetëm besimi në PS nuk është lënduar, jo vetëm shpresa tek ps nuk është dobësuar, por përkundrazi, me punën që ps si forca udhëheqëse e alencës për shqipërinë europiane, i ka dhënë mesazh cdo shqiptari që arsyeton me kokën e tij dhe jo me të shqupit, se shqipëria nuk bëhet me fjalë por me punë.

Ps ka dhënë provën se është forca e duhur dhe e vetme që mund të bëjë shtet në këtë vend. Është gjëja më e lehtë por edhe më hileqare, që ti drejtohesh sot njerëzve që sot janë në hall, të gjithë atyre që vazhdojnë të vuajnë papunësinë, për tju kundërvënë qeverisë dhe reformave, por mos u shqetësohi, sepse është e vetmja gjë që ata dinë të bëjnë dhe që ne shpesh gabimisht i quajmë opozitë… sepse faktikisht, opozitë nuk ka por ka dy qeveri,njëra që ka rënë nga gardhi dhe tjetra që po bën reforma.”- vijoi kryeministri.

Next Post

Fotolajm/ Dedikimi, kush janë njerëzit e vegjël sipas Pandeli Majkos?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS kërkoi ‘ndëshkimin’ e 29 deputetëve të PD, mblidhet “Etika” e Kuvendit

December 19, 2025
Amerikanët godasin dy anije të tjera në Paqësor, pesë të vrarë

Amerikanët godasin dy anije të tjera në Paqësor, pesë të vrarë

December 19, 2025
Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë

Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë

December 19, 2025
Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

December 19, 2025
I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Shpërthim në Tiranë! Hidhet në erë me tritol makina e 39-vjeçarit. Ishte e parkuar në…

December 19, 2025
Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

December 19, 2025
“10 cm larg Hekuran Dedës…”/ Gazetari i plagosur më 21 janar: Plumbat erdhën drejtpërdrejt nga Llupo, flaka u dirigjua drejt nesh

“21 janari”/ Mahmutaj: Berisha dhe Meta, të përgatitur për vrasjet. SPAK t’i hetojë si organizatë kriminale

December 19, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

December 19, 2025
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

December 19, 2025
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In