• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: PD e la Kavajën me ‘dy gishtat’, që u thoshte njerëzve “ku t’kam pa”

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Në një konferencë për anëtarësimet e reja të PS në Kavajë, Kryeministri Edi Rama tha se para dy vitesh e gjysëm, Kavaja ishte lënë e degraduar dhe në harresë nga qeverisja e PD-së, e udhëhequr nga disa “çeta meshkujsh” të drejtuar nga “Kryefeudali i vendosur në Tiranë”. Rama tha se para ardhjes së PS-së, Kavaja nuk mund të konsiderohej as qytet, por një vend që ishte lënë mënjanë dhe me vetëm monumentin e dy gishtave, që sipas Ramës u thoshte qytetarëve ku të kam parë. Kryeministri theksoi se qeveria do të mbështesë Bashkinë e kavajës për dy projekte të mëdha, atë të krijimit të kanalit lundrues që do lidhë Kavajën me detin adriatik dhe Parkun e madh të qytetit.

“Kemi diskutuar me kryetarin e bashkisë, dhe kemi rënë dakort të mbështesin ne qeveria, përvec punëve që do bëjë bashkia me fondet e saj, dy projekte që ihsin të paimagjinueshme. Projektin e kanalit lundrues që do të lidhë qytetin me detin. Projekti i parkut të madh të Kavajës. Do të jetë një nga parqet më të bukur të Shqipërisë. E kam parë me shumë simpati dhe gëzim sepse ajo hapësirë do të rrisë frymëmarjen e qytetit dhe do ti japë një hapësirë krejtësisht të re familjeve dhe të gjithë atyre që do të vijnë të vizitojnë qytetin. Ideja e një kavaje dhe një zone si kjo që mund të ishte një zonë që mund të zhvillohej ekonomikisht, deri para dy vitesh e gjysëm konsiderohej si marrëzi. Madje, deri para 2 vitesh e gjysëm, qyteti as qytet nuk mund të quhej, që dukej si një vend në pluhur e që kishte vetëm ato dy gishtat, që më shumë dukej si një gisht që i thoshte qytetarëve ku të kam parë.”- theksoi Kryeministri.

Rama tha se janë regjistruar rreth 1 mijë anëtarësime më shumë në Kavajë dhe në vitin 2017, diferenca në vota mes PS dhe PD do të jetë 10 mijë vota.

“1 mijë anëtarë dhe anëtare të rinj këtë kohë, që mishërojnë shoqërinë në këtë zonë ku deri disa vite më parë ishte e pamundur të përfytyrojë se gratë dhe vajzat do mund të përfaqësoheshin në politikë, në një kohë ku politika ishte për një çetë meshkujsh e udhëhequr nga kryefeudali në Tiranë. 10 mijë vota diferencë në 2017 do të jenë realiteti politik i gjithë këtij territori ku zemrat dhe mendjet e njerëzve të Kavajës i kemi fituar jo me fjalë por me punë, jo duke qëndrua në vend numëro por duke ecur cdo ditë në drejtimin e duhur, përpara. Njërëzit janë larg së qeni dele apo budallenj që kujtojnë ata marifetcinjtë që kujtojnë ata atje në Tiranë. Njerëzit shohin, kuptojnë dhe mbi të gjitha e ndjejnë se kush është drejtimi duhur dhe se kush është zgjedhja e duhur.”- tha Rama.

Sipas Kryeministrit, PD është kthyer në një mekanizëm baltëhedhës sepse ajo kërkon të mbrojë ato interesa klienteliste dhe korruptive që reformat e qeverisjes kanë nxjerrë në shesh.

“Reformat kundërshtohen nga fuqia e interesave të prekura dhe njerëzit që bëjnë reformat vendosën në shënjestër si të korruptuar, të prekur në afera, për të goditur moralisht atë ekip që ka marrë përsipër të godasë në interesa dhe të ndryshojë në strukturë vendin.”- tha Rama.

Next Post

Modelja Ratajkowski del nudo (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In