• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: 18 qershori dita e vettingut të popullit, PD po lufton me mullinjtë e erës nga bunkeri i plastmasit

by Java News
09/05/2017 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes duartrokitjeve dhe ovacioneve të shumta është pritur fjala e kryeministrit Edi Rama sot në Kongresin elektoral që i paraprin fushatës zgjedhore. Nga Durrësi, kryeministri u shpreh i vendosur se zgjedhjet do të zhvillohen me 18 qershor. Shefi i qeverisë tha se 18 qershori do jetë dita e vettingut të popullit dhe paralementi i ri do të zbatojë vettingun.

“Sot fletët e votimit kanë fluturuar për t’u shtypur dhe zgjedhjet do të bëhen me 18 qershor. 18 qershori dita e vettingut të popullit ndaj politikës së vjetër dhe parlamenti i ri do ta nisë jetën me zhbllokimin e vettingut pas krijimit të qeverisë së re. Do jetë parlamenti i parë pa Saliun, por jo pa opozitën që do prodhojnë zgjedhjet“, tha Rama.

 Kryetari i PS tha se PD ka ikur në drejtim të paditur dhe doli nga zgjedhjet nga frika e drejtësisë. Rama ironizoi PD-në, duke thënë se po lufton me mullinjtë e erës.

PD që lindi si partia e aspiratave, ka ikur në drejtim të paditur. PD ka vendosur të dalë nga zgjedhjet nga frika e drejtësisë dhe i ka shpallur luftën me mullinjte e erës tërë dynjasë, jo vetëm neve, por edhe Gjermanisë, Amerikës, Evropës. Nuk e duan vettingun sepse kanë frikë. Pa votuar vettingun nuk i dalin dot përpara asnjë shqiptari për të kërkuar votën. Më 18 qershor shqiptarët nuk vendosin se kush do t’i qeverisë, por si do të jetë nesër Shqipëria. Shqipëria që e morën në dorë të rrënuar, por që e rilindëm. 18 qershori është si thotë ajo kënga labe “ as për mua as për ty, por për gjithë Shqipëri”. Zgjedhjet e 18 qershorit do të jenë historike“, tha Rama.

Nga Durrësi, ku është mbajtur kongresi zgjedhor i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama deklaroi se PD vendosi të vrasë veten. Kryeministri theksoi se do të deshironte të përballej në zgjedhje për të fituar bindshëm ndaj PD-së.

“I ofruam PD çdo gjë, ato që ne as që nuk i imagjinomin kur ishin më opozitë. Ata nuk e kanë hallin tek zgjedhjet, as tek hashashi që e përmendin natë e ditë. Halli i tyre është drejtësia dhe frika që kanë nga vettingu. PD vendosi që të vrasë veten. Vetë e zgjodhën politikën e inatit, tani le ta vuajnë inatin e politikës. As më dhimbset dhe as nuk më bëhet vonë sa pishman do të bëhën ata, por më dhimbsen votuesit e tyre. Partia më e madhe e opozitës sillet si shoqatë anarkiste dhe krijon imazh jo të admirueshëm për vendin tonë. DO doja shumë ti kishim përballë në 18 qershor, sepse mezi prisja ti mundim me voten e lirë të shqiptarëve edhe më thellë. Nuk na ka mbetur më asgjë tjetetër veçse ti lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara“, tha Rama.

Kryesocialiste akuzoi PD se kërkon që të rikthejë vendin në kohën e zymta, ndërsa tha se edhe dy gra që i dolën kundër i shpalli armike, referuar deklaratave të Bregut dhe Topallit kundër bojkotit.

“Ata duan të na kthejnë pas në kohët e zymta, ata edhe dy gra që u kanë dalë kundër i kanë shpallur armike. Ne bëjmë shtet dhe ndërtojmë ata rrënojë, ne flasim, ata me libër shtëpie, ne luftojmë për Shqipërinë, ata vetëm për veten e tyre. Njëlloj me ne nuk është askush, pasi ne jemi PS“.

Kreu i maxhorancës falenderoi deputetët dhe ata që mbetën jashtë listave të kandidatëve për deputetë. Rama nuk harroi të falënderonte edhe liderin historik të PS-së, Fatos Nanon.

“Kjo është gara më e vështirë e PS. Me këtë rast përshëndes Fatos Nano nga këtu ku jam”, nënvizoi Rama.

Rama ka theksuar se, edhe pse nuk bëri aq sa deshi, qeveria e tij në këto 3 vjet e gjysmë dha provën se mund dhe se do ta bëjë Shqipërinë.

“Dua ta nis më fjalën më të thjeshtë. Faleminderit! Votuesit më bënë nderin më të madh në jetë. Faleminderit që më dhatë mundësinë për të shërbyer si kryeministër. Ne mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë Shqipërinë. Falënderoj veçanarisht Namik Doklen, Arta Dadën dhe Valentina Leskajn, pasi ishin në vijën e parë të betejës. Shqipëria mund të bëhet shtet serioz për qytetarët  e saj dhe dinjitoz në marrëdhëniet me fqinjët dhe botën. Sot është dita e Evropës, është dita jonë, dita e Shqipërisë që duam, me shtet, punë dhe mirëqenie.”, tha Rama./javanews.al/c.a

 

Next Post
Trump dhe Macron planifikohet të takohen këtë muaj

Trump dhe Macron planifikohet të takohen këtë muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In