• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: PD do të hyjë në zgjedhje. Në Kavajë të shkojë me kandidat, jo me turmë njerëzish

by Java News
30/04/2017 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me nota maksimale emrat e kandidatëve që do të garojnë në emër të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Në një deklaratë për shtyp të mbajtur pak momente pas publikimit të listave të qarqeve përkatëse, Rama e ka vënë theksin edhe tek përfaqësimi në PS të minoriteteve greke dhe maqedonase.

Duke qëndruar në këtë linjë, Rama i ka bërë thirrje klasës politike maqedonase që të respektojë në të njëjtën mënyrë komunitetin shqiptar, që në vendin fqinj luan një rol shtetformues.

Më tej Rama ka shprehur edhe shpresën e tij që Partia Demokratike të regjistrohet në zgjedhje, duke i ofruar mundësinë që edhe në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës të shkojë me një kandidat dhe jo me një turmë njerëzish të manipuluar.

Deklarata e plotë e Edi Ramës:

“Këto janë ekipet përfaqësuese që do të zbresin në fushë në zgjedhjet e 18 qershorit. Mirënjohje për të gjithë deputetët që kontribuan. Faleminderit Namik Dokles, Valentina Leskaj dhe Arta Dade, për ato që kanë bërë si përfaqësues të PS në Kuvend.

Skuadra e re përfaqësuese ka misionin jo thjesht të fitojë ndeshjen e 18 qershorit, por që edhe në këtë fazë të rrugëtimit tonë drejt Shqipërisë që duam ne të dalim faqebardhë.

Është një skuadër që harmonizon mosha, eksperienca, treva, komunitete. Falenderoj edhe të gjithë udhëheqësit e qarqeve që kanë bërë një punë të lavdërueshme si asnjëherë më parë.

Seleksionimi ka qenë rigoroz, por këtë herë, duke pasur parasysh një kuadër të ri ligjor kemi përfshirë në këtë proces përpjekjen për të verifikuar përputhshmërinë e plotë të figurave tona me ligjin e pastërtisë të shërbëtorit publik.

Në mënyrë shumë rigoroze është shqyrtuar në cdo detaj CV-ja e cdo kandidati e kandidateje. Sot, me plotë gojën mund t’u themi njerëzve se jemi gati të fillojmë fazën finale të ballafaqimit.

Janë dy elementë që unë duhet t’i nënvizojë: përfshirjen e përfaqësuesve të denjë të komunitetit minoritar grek në skuadrën tonë, përmes një figure të njohur e të respektuar, Andrea Marto; dhe përfshirjen e një zonje nga komuniteti i vogël maqedonas.

Nënvizoj se jam shumë krenar për Shqipërinë që kemi, ku kemi një dallim ku respektohen minoritetet. Pas atyre që kemi parë në vendin fqinj shpresoj se askush nuk do të ndihet i provokuar kur them se një komunitet me pak mijë banorë ka përfituar duke u kthyer në bashki më vete; dhe besoj se jemi në të drejtën tonë që t’i kujtojmë fiqnjve tanë maqedonas se shqiptarët në Maqedoni nuk janë një minoritet, por popullsi shtetformuese të gëzojnë respektin, liritë dhe të drejtat 100 për qind të barabarta me maqedonasit.

Ne duam një Maqedoni stabël, të zhvilluar ekonomikisht dhe demokratikisht. Unë vazhdoj të mendoj që PD do të hyjë në zgjedhje jam i bindur që nuk është iluzion por reale, pasi e kam pasur gjithmonë këtë bindje.

Jam besimplotë që ne do të mund t’i krijojmë PD dhe partive të tjera rreth saj mundësinë që të regjistrohet natyrisht në formatin aktual secili më vete, edhe jashtë afatit.

Në një afat mundësish për të përgatitur fletët e votimit dhe patjetër jemi gati ti ofrojmë që në 7 maj të shkojë me një kandidat në Kavajë dhe një turmë njerëzish”, ka deklaruar Rama.

c.a

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luhet për ëndrrën “Botëror”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri

Luhet për ëndrrën “Botëror”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

March 26, 2026
Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In