Pas kthimit nga Gjermania, ku takoi kancelaren Merkel, kryeministri Edi Rama dha një konferencë për mediat nga aeroporti i Rinasit Rama e cilësoi vizitën si të suksesshme, ndërsa theksoi se ishte kthyer më optimist sesa para se të nisej në Berlin.
Shefi i qeverisë ka treguar se ka pasur një bisedë mjaft të gjërë me Merkel lidhur me zhvillimet në vend dhe rajon duke vënë theksin tek prespektiva në muajin qershor ku pritet të merret vendimi mbi negociatat.
Kryeministri thotë se vizita nuk synonte që të merrte “Po”-në publike nga Angela Merkel, ndërsa rrëzoi pohimin e Gunther Krichbaum, kryetar në Komisionin për Çështjet Europiane në Bundestag, i cili deklaroi përmes rrjeteve sociale se ja kishte thënë në sy Edi Ramës se hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme.
Rama e konsideron vizitën si të sukseshme dhe nënvizon se ka përmbushur objektivat.
“Besoj që takimi me Merkel, që ka pasur edhe konferencën për shtyp, ka qenë një moment shumë me rëndësi, shkëmbyem opinionet lidhur me raportin e progresit, rezultatet e arritura për hapjen e negociatave dhe përmbushjen e parakushteve, sikur i konsideroi Merkel, ato që janë pjesë të procesit në marrëdhëniet me KE. Po ashtu kemi pasur edhe një bisedë goxha të gjerë lidhur me rajonin me zhvillimet në rajon me situatën”
Sa per qendrimin e deputetit gjerman Krischbaum, Rama tha se ai eshte nje nga qindra deputetet e Bundestagut gjerman dhe ka ate peshe qe ka ne sistemin politik te vendit te tij. Ai mua nuk me ka thene asgje. Nuk ka asnje surprize per mua, tha Rama.
Vendimi i Gjermanisë? Rama: Sot jam më optimist se para sesa të nisesha
Sot jam më optimist sesa para se të nisesha në Gjermani. Aty nuk është shprehur asnjë rezervë. Atmosfera në Berlin është pozitive. Vendimmarrja për Shqipërinë, përjashto ndonjë individ tek –tuk do jetë e lidhur me dinamikën e brendshme në parlamentin gjerman dhe nuk besoj se do jetë pengesë
A iu përmëndi Merkel Tahirin?
Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e raportit të progresit, për ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me Vettingun, që sikur e dini edhe ju përbën një moment me rëndësi dhe ka një vëmendje të vecantë nga Gjermania.
Deputeti gjerman Krishbaun tha se në takimin që keni bërë në Berlin, ai u ka shprehur se rekomandimi ishte i parakohshëm dhe progresi nuk mjafton për të celur bisedimet, ju si iu përgjigjët? Edhe Merkel foli për parakushte, cilat janë?
Parakushtet janë parakushtet që përbëjnë të gjithë procesin e derikëtueshëm për të ardhur deri te raporti, dhe jo për parakushte të tjera. Në bisedën me të i kemi prekur të gjitha, nuk kemi pasur objektiv që të marrim ‘PO’ publike të Merkel apo të Gjermanisë gjatë kësaj vizite, pasi vetëm ata që nuk e kanë idenë mund ta prisnin këtë gjë. Ka qenë e qartë, që vizita i shërben shpjegimit të të gjitha aspekteve dhe informacioneve të nevojshme për cdo aspekt në funksion të përgatitjes së opinionit, që Merkel tha se Gjermania do të marrë kohën e vet deri kur të japë qëndrimin e vet. Përsa i përket për Krishbaun, ai nuk ma ka thënë këtë gjë, por nuk është surprizë për mua, kështu e mendon, është një nga qindra deputetët e Bundestagut, mendimi i tij ka atë peshë që ka, por nuk më gjen të përgatitur, por nuk përbën arsye për të ulur rezultatet e kësaj vizite.
Franca skeptike?
Gjermania nuk ka qenë kurrë dhe nuk është një vend skeptik. Bashkë më Francën janë dy shtyllat e BE. Por në Gjermani dhe Francë ka forca antieuropiane. Por kjo nuk i bën këto dy shtete pjesë në një familje vendesh skeptike
Rama: Nuk ka diskutim që do të happen negociatat
Nuk ka diskutim që do të happen negociatat. Problemi është që të mos kemi zvarritje në kohë dhe shtyrje që do të na bënin të humbasim atë moment energjie që kemi
Votë për Belgjikën?
Janë vendime në disproporcion nga pikëpamja e peshës, por Europa nuk funksionon kështu. Çështja e votës për Bekgjikën është e mbyllur prej kohësh dhe nuk ishtë në temë rekomandimi i komisionit europian
Shkrimet për Krichbaum në Tiranë
Kam thënë se është histori e kazanit të Tiranës. Këtë fjalë e thashe në turqisht se nuk e dija si thuhet në gjermanisht
A është kërkuar arrestimi i Tahirit?
Është bërë një pyetje në lidhje me këtë çështje dhe pozicionin tonë në këtë proces. Pyetje që kishte të bëntë me baltën e eksportuar atje . Nuk ishim në Venezuele, por në Gjermani
a.ç










