Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shkrimin e gazetës serbe “Kurir” e cila akuzonte kreun e mazhorancës se trafikonte drogë, duke përdorur kështu argumentat e opozitës.
“Kurir” ishte hapur me një titull bombastik sot: Narko – kryeministri, Edi Rama shet drogë.
Gazetës që përdori akuzat e PD Rama zgjodhi t’i përgjigjet duke përmendur partinë më të madhe të opozitës në këtë mënyrë:
“Tani histori me narkorepublikën, me Noriegën, me dreqin e shejtanin janë histori e PD për ata që duan t’i dëgjojnë e besojnë, s’kanë lidhje me mua. PD mund të votojë edhe me gazetën e ‘Fahriut të Serbisë’ që unë jam në krye të një narkorepublike”, tha Rama./a.m.