Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar një të dielë të mbarë përmes një tjetër postimi në rrjetin social Facebook.
Ndërsa mbrëmë u pa të braktisë ndeshjen pasi skuadra e tij e zemrës Juventus-i humbi thellë me Real Madrid finalen e Champions League, sot ai është zgjuar me një tjetër “projekt” sportiv.
Përmes një videoje, kryeministri tregon transformimin e ish Kompleksit Sportiv Dinamo, nga një ngrehinë e rrënuar deri në 2013, në Parkun Olimpik të Tiranës që sot çel dyert për sportistët, siç thotë ai.
STATUSI I PLOTE
MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një të dielë të mbarë me këtë video të transformimit të ish Kompleksit Sportiv Dinamo nga një ngrehinë e rrënuar deri në 2013, në Parkun Olimpik të Tiranës që sot çel dyert për sportistët, federatat e sporteve dhe të gjithë qytetarët 🌹
Kemi bërë shumë për Tiranën. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste 🌹 nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për#TiranënQëDuam #ShqipërinëQëDuam 🇦🇱 🇪🇺 me #Shtet 💪 #Punë 👍 #Mirëqenie 😀