• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama paralajmëron ndërtuesit: Po shikojmë mundësinë që 3% ta jepni aty ku ndërtoni, jo në fund të botës

by Java News
03/10/2023 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin me sipërmarrësit për të diskutuar për lehtësimin e klimës së biznesit, Kryeministri Edi Rama ka folur për çmimet e referencës së ndërtimeve dhe detyrimet që ndërtuesit duhet të paguajnë.

Në replikën e tij me një ndërtues, Kryeministri theksoi se çmimet e shitjes së apartamenteve nga ndërtuesit janë më të larta nga sa deklarohen. E për këtë arsye janë ndryshuar çmimet e referencës, që sipas Kryeministrit akoma nuk janë plotësisht reale me vlerën e tregut.

“Në plan biznesi e keni ju edhe evazionin? S’kishit parashikuar që shteti do vinte momenti do thoshte stop sepse ndërtoni, bëni shumë mirë, kontribuoni në ekonomi, por paralelisht bashkitë duhet të ndërtojnë infrastrukturën, duhet të ndërtojnë hapësirat rreth e rrotull për të cilat ju nuk merrni përsipër të bëni gjë. Epo që ju të shisni apartamente me 2000, 3000,4000 5000, të sillni hapësira biznesi me 7000-8000 Euro dhe të deklaroni atje cmime që janë larg të vërtetës kjo nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës nuk janë vënë në mënyrë arbitrare, janë vënë mb bazën e tregut.

Nuk është e vështirë të marrësh vesh sa shitet 1m2 te blloku, te Astiri. Janë marrë çmimet reale dhe ju është vënë ju detyrimi që të përgjigjeni ndaj shtetit. Sa doni të fitoni ju në këtë histori? Ju doni të fitoni sa më shumë. Kini parasysh që nuk e dëgjojmë më fare historinë e vendosjes në një nivel të arsyeshëm sepse nuk është akoma maksimumi që duhej vendosur në një nivel të aryseshëm të asaj që shteti kërkon kur ti shkon deklaron shitjen. Kur ti gënjen shteti ka detyrë të thotë këtu nuk është kaq. Është bërë kohë e gjatë që është qëndruar në çmime të vjetra, ndërkohë që çmimet rriten çdo javë. Kjo është shenjë shumë e mirë në një aspekt, por nga ana tjetër është një rritje nga e cila duhet të përfitojnë të gjithë, jo vetëm ju”.

Sa i përket 3%-shit kontribut social nga ndërtimi, Rama theksoi para ndërtuesve se po vlerësohet mundësia që hapësira prej 3% të jepet aty ku ndërtohet dhe jo në zona të tjera.

“Të duket shumë 3% kontribut social për çdo ndërtim? E ke gabim. Po të marr Nju Jorkun ku nuk ndërton dot një godinë ku t’i shesësh gjithë apartamnentet se nuk të lë shteti i Nju Jorkut. Të thotë do shesësh kaq dhe kaq % do t’i japësh me qira. Dhe të vendos edhe se sa do t’i japësh me qira. Në mënyrë që ata që kanë kapacitet për t’i blerë apartamentet  të mos marrin gjithçka aty ku zhvillohet një pronë por ta ndajnë këtë gjë me disa të tjerë që nuk kanë mundësi ta blejnë por ta marrin me qira. Kështu bën Nju Jorku. Askush nuk ju detyron të ndërtoni me zor. Ju ndërtoni sepse të ndërtosh ka interes. Dhe sepse fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. Mos hajdeni këtu të bëni si shtresë në nevojë. Ne flasim për procedura, ju më thoni më keni çuar letër. E po pastaj? Dhe kërkoni që shteti të mos marri atë që i takon për njerëzit. Thoni pse shteti na kap mes viti duke gënjyer pse s’na lë të gënjejmë gjithë vitin? Kjo nuk mund të ndodhi. Unë e di që ju gënjeni nga halli por vjen një moment që shtyhet më tutje kufiri dhe kështu harmonizojmë interesat më mirë, që edhe ju të fitoni patjetër, se edhe me këto referenca ju fitoni jo pak, edhe nga ana tjetër mos i hyni më kësaj janë mbledhur 100 milionë për socialet në Tiranë. Nga i nxirrni këto llogari? Unë medoj që Bashkia Tiranë nuk duhet t’ju tolerojë t’i jepni në vend tjetër ato sipërfaqe. Ju duhet t’i jepni ato 3% në vendin ku ndërtoni. Se ca njerëz do jetojnë në qendër dhe ca të tjerë që i ka pjellë lopa dhe do rrinë në fund të botës. Kjo nuk është e drejtë. Do ta shikojmë dhe këtë. 3% të jepet aty ku ju ndërtoni”.

Kryeministri theksoi se qeveria po shikon edhe mundësinë për të lehtësuar më shumë procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit.

“Tek procedurat po bëjmë dhe një analizë të procesit të lejeve të ndërtimit, sidomos të lejeve të ndërtimit që lidhen me turizmin, të cilat shfaqin herë pas herë problematikën e gjithë dokumentacionit që lidhet me pronësinë. Koha është goxha e gjatë dhe duhet shkurtuar dhe ne do ta shkurtojmë kohën”.

Por ndërtuesit kanë kundërshtuar sipas tyre dyfishimin e taksave në mes të vitit dhe kërkojnë që për 3% e strehimit social të kontribuojnë dhe bizneset e tjera.

Ndërtuesi: Nuk ka pse të ketë lidhje direkte çmimi i referencës që ka një objektiv dhe ne e kemi mirëpritur dhe nuk kemi asnjë kundërshti, me dyfishimin në mes të një viti që ne do të paguajmë sot. Pra në qoftë se në Bashkinë e Tiranës paguheshin 150 Euro/m2, me këtë ndryshim reference se është e lidhur me VKM, ne paguajmë mesatarisht 100-150 Euro më shumë për m2. Dhe kjo të falimenton sepse brenda një jave, një ndërtues  duhet të gjesh 1 milion Euro për një ditë në mes të një viti fiskal. Këtë kundërshton Shoqata e Ndërtuesve. Po t’i kthehem 3%, pse duhet të kontribuojë vetëm sektori ndërtimit në të pastrehët? Bizneset e tjera nuk e kanë këtë detyrë?

Kryeministri Edi Rama: Jo!

Ndërtuesi: Me Kushtetutë e ka Republika e Shqipërisë të merret me të pastrehët jo ndërtuesi. Ju me një VKM ja keni kaluar këtë barrë ndërtuesit.

Kryeministri Edi Rama: Republika e Shqipërisë duhet të merret me të pastrehët, ndërtuesit duhet të merren vetëm me strehimin me çmime të kripura. Po ju në cilën republikë jetoni? Edhe duhet t’i themi kompanive të kujt?

Ndërtuesi: Çdo aktivitet ekonomik duhet të kontribuojë?

Kryeministri Edi Rama: Edhe këta të turizmit duhet të kontribuojnë dhe për të pastrehët? Të japin një kat për të pastrehët në hotel?

Ndërtuesi: Po të dyfishosh taksën e ndërtimit në mes të vitit fiskal është normale?

Kryeministri Edi Rama: Të lutem mos ta zgjasim…

Ndërtuesi: Nuk kundërshtojmë çmimin e referencës, kundërshtojmë dyfishimin e taksave në mes të vitit.

Kryeministri Edi Rama: Ju e paguani dhe merrni lejen.

Ndërtuesi: Po themi kemi filluar një procedurë leje në Janar. Leja zgjat 6 muaj. 8% që ne paguajmë në 1 Gusht është i papërgatitur nga ne ta paguajmë dyfish.

Kryeministri Edi Rama: Po mirë përgatitu për vitin tjetër s’ka problem. Mos e filloni ndërtimin tani, fillojeni vitin tjetër.

Ndërtuesi: Po digjet leja.

Kryeministri Edi Rama: S’ka problem, bëjeni prapë aplikimin, rëndësi ka që keni pronat. Taksa i referohet pikërisht vlerës. Bëhet mbi vlerën. Dhe mbi atë bazë secili e paguan kur fillon punën.

Next Post
Diskutohet agresioni serb në Kosovë, rezolutë e jashtëzakonshme në Parlamentin Europian

Diskutohet agresioni serb në Kosovë, rezolutë e jashtëzakonshme në Parlamentin Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In