• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rama: Panairi një risi, ofrohen 8 mijë vende pune

by A R
28/04/2016 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mirëqenies Sociale e Rinisë kanë hapur sot Panairin e Punës 2016 ku do të ofrohen 8000 vende pune nga 130 sipërmarrje. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij panairi ishin Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku dhe përfaqësues të bizneseve. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama theksoi se në panairin e këtij viti janë dyfishuar sipërmarrjet në krahasim me një vit më parë të cilat ofrojnë rreth 8 mijë vende të reja pune. Por, theksoi ai,  tregu i punës kërkon punonjës të kualifikuar.

“Këtë vit panairi ka risi bashkëpunimin mes Ministrisë së Mirëqenies dhe Bashkisë së Tiranës. Këtë vit kemi rritje të sipërmarrësve dhe sot janë 130 sipërmarrje të suksesshme. Në këtë hapësirë janë në dispozicion të punëkërkuesve 8000 vende pune, që nga sektori i telekomunikacionit, industria përpunuese, sektori i ndërtimit, sektori bankar, sektori i industrisë ushqimore. Kjo është një provë shumë e fortë se Shqipëria ka punë, por kërkohen punonjës të kualifikuar. Ndaj duhet të vazhdojnë përpjekjen së bashku ndaj atyre, që të vetmen rrugë për t’u punësuar shohin rrugën e punësimit në sektorin shtetëror”, u shpreh Rama. Sipas tij, 55% e të regjistruarve janë pa profesion dhe janë me arsim 9-vjeçar, duke shtuar se pjesa më e madhe e kërkesave është për teknikë të mesëm dhe zanatçinj.

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku u shpreh se gjithmonë ka qenë problem ndërlidhja mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, por ajo që ka ndodhur me zyrat e punës gjatë këtyre 2-3 vjetëve ka qenë një revolucion edhe në këtë drejtim. “Realisht duke e përkthyer edhe në një moment të caktuar edhe në shifra, ajo që ndodhi është, INSTAT-i vazhdimisht raportonte 2 shifra që dukeshin si paradokse, nga njëra anë ishte rritur numri i të punësuarve me shifra shumë të mëdha dhe nga ana tjetër ishte rritur edhe numri i të papunëve me shifra të caktuara. Kjo ishte në fakt shpjeguesi i suksesit të modelit të zyrave të punës, që u krijuan me aq shumë sukses nga qeveria sepse i riktheu besimin qytetarëve tek fakti që, mund të funksionojë sistemi, mundet që njerëzit të shkojnë tek zyrat e punës dhe të gjejnë një vend pune. Kjo rriti numrin e njerëzve që shkuan tek zyrat e punës për të kërkuar një vend pune, duke sjell efektin që edhe numri i të punësuarve u rrit, por edhe numri i punëkërkuesve gjithashtu u rrit sepse patën më shumë besim tek sistemi”, – tha ai.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, fakti që sot ne kemi 31 mijë vende në të gjithë zyrat e punës të ofruara dhe jo detyrimisht aq shumë njerëz që po e kërkojnë këtë vend pune, është provë e sloganit të mirëgjetur që në Shqipëri ka vende pune, por duhen profesionistë. Ai theksoi më tej angazhimin e bashkisë e cila së bashku me Fondin Amerikan të Zhvillimin kanë krijuar fond të veçantë në mbështetje të sipërmarrjeve për të rinjtë. “Ne së bashku me Fondin Amerikan të Zhvillimit kemi krijuar një fond i cili quhet fondi “Krimson”, i cili fokusohet në sipërmarrjen rinore dhe mundësinë e të rinjve për të pasur mundësi që në vend që të kërkojnë një vend pune, të krijojnë një vend pune nëpërmjet krijimit të sipërmarrjeve të reja”, tha Mazniku.

Më tej, ai theksoi se Bashkia Tiranë e ka vlerësuar punësimin si një çështje të një rëndësishme shumë të madhe ndaj dhe ka ndërmarr disa nisma në hapjen e vendeve të punës, veçanërisht për të rinjtë, të cilat kanë filluar të japim rezultatet e para. “Gjithashtu jemi duke punuar fort për krijimin e një inkubatori në mënyrë që sërish t’u japim shans të rinjve që duan të krijojnë një vend pune për veten e tyre apo të krijojnë një vend pune dhe për të tjerët, të kenë mundësi që të angazhohen më shumë. Shumë nga punët publike të zhvilluara nga Bashkia Tiranë janë duke krijuar në mënyrë të vazhdueshme vende pune. Për sheshin “Skënderbej” ne dimë që do të angazhohen në punë, gjatë gjithë periudhës së punimeve, të paktën 900 veta në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe këtu nuk përfshihen të gjithë vendet e punës sekondare që krijojnë aty investim, gurëprerësit, transportuesit e kështu me radhë” shtoi Mazniku.

Panairi i Punës do qëndrojë i hapur për tre ditë dhe ai ofron mundësi të shkëlqyera për punëdhënësit që të gjejnë profesionistët e duhur, si dhe për punëkërkuesit për të gjetur një vend pune të denjë.

Next Post

Stërvitja “Vlora Sarex 16”, roja bregdetare patrullon Jonin (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In