Në Gjirokastër, qytetin e gurtë të shtëpive muze, ku tani po korren frytet e projekteve të restaurimit dhe zhvillimit turistik, po rindërtohet edhe Pallati i Sportit.
Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale aspekte nga kantieri i rinërtimit, ku shihen ambiente të ndyshme të këtij pallati, në të cilat po punohet për ta ndërtuar sipas standardeve më të mira dhe me kushte optimale për publikun.
“Në Pallatin e Sportit në Gjirokastër, po punohet me ritme të shpejta për ta kthyer në një hapësirë dinjitoze, me kushte bashkëkohore dhe me çdo komoditet për ekipet sportive të të rinjve nga i gjithë qarku që na mbushin zemrën me pasionin që kanë për sportet dhe na krenojnë me arritjet e tyre”, u shpreh Rama.
/a.r