Kryeministri Edi Rama, ka kujtuar sot Diten e Pelegrineve per gjthe ata qe i ngjiten sot Malit te Tomorrit, por ndalet tek bejeta qe ai e quan mes “interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar”.
Me anë të një postimi në rrjetin social në “Facebook”, kreu i qeverisë thekson se Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë🙏“, shkruan Rama.
g.kosovari