• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nxjerr shkrimin e medias italiane mbi Shqipërinë dhe shanset që vendi ynë ofron sot për të rinjtë

by Java News
30/07/2019 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka ndare me miqte e tij ne Facevook, shkrimin e medias italiane, qe tregon rastin e nje vajze italiane qe ka gjetur pune sic thote ajo me pagese dinjitoze ne vendin tone.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë artikull të medias italiane mbi Shqipërinë dhe shanset që vendi ynë ofron sot për të rinjtë e ëndrrat e tyre, ju uroj një ditë të mbarë 😊”, shkruan Rama, duke bashkengjitur shkrimin e medias italiane. 

* * *

Në Shqipëri gjeta punë dhe jam e pavarur. Një rrogë dinjitoze në Itali, është utopi.

“30-vjeçarja Ida Nastasi në Itali nuk arrinte të gjente një punë që nuk ishte e përkohshme, ndaj vendosi që të shkojë tek i fejuari i saj në Tiranë. Tani punon si edituese për një agjenci web marketing. “Jugu në vendin tim është dëshpërues”, thotë ajo. Ndjej nostalgji për shtëpinë, më pas mendoj se ajo që gjeta këtu, atje nuk do të kishte qenë e mundur”.

“Realiteti në Jug të Italisë është dëshpërues. E sapo diplomuar, mezi prisja që të futesha në botën e punës, kisha entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, por edhe frikë. Sepse përveç punëve të rastësishme, nuk kisha pasur kurrë mundësinë të gjeja diçka definitive.”

Kështu, Ida Nastasi, 30-vjeçe, e rritur në provincën e Caserta, por me origjinë nga Torre del Greco, në 2017-n zgjodhi të shkonte tek i fejuari i saj, i cili kishte emigruar për punë në Shqipëri. Dhe atje qëndroi.

“I pari që u përball me situatën depresive të punës në Jug të Italisë ishte pikërisht ai. Në Tiranë, sot jetohet mirë“, thotë ajo duke buzëqeshur.

Herën e parë që u nis drejt Shqipërisë, Ida ishte e emocionuar. “Po shkoja për të parë të fejuarin tim pas disa muajsh”, kujton ajo. Duhet të ishin pushime verore, përpara se të rikthehej në shtëpi në Shtator “më e ingranuar se kurrë”. Por në fakt, Ida u rikthye vetëm për të marrë bagazhet dhe për t’u transferuar.

E thotë me bindje: u detyrua të linte vendin e saj. “Pasi u diplomova kisha nisur të kërkoja punë, por u përballa vetëm me kontrata me kohë të caktuar, stazh apo punë që nuk paguhen”.

Atëherë tentoi rrugën e shkollës: kandidohet për mësuese zëvendësuese të përkohshme në Veri të Italisë. Por asgjë. “Puna e mësueses është vërtetë e pasigurt dhe nëse nuk ke mbështetje ekonomike, është e vështirë. Isha shumë e demotivuar”.

Më pas i erdhi mundësia në Shqipëri. Ida sot punon në një agjenci web marketing, si editore dhe copywriter. “Në Tiranë jetohet mirë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve e njeh italishten, e kanë mësuar në shkollë, ose janë rritur duke parë Rai dhe Mediaset”, tregon ajo. Kostoja e jetesës është e ulët dhe ka avantazhe ekonomike të dukshme për një italian.

“Duke nisur që nga çmimi i biletës së autobusit, apo taksisë e cigaret. Fakti që krahu i punës kushton shumë më pak, ndihmuar nga një çmim inferior i punës, përkthehet në çmime të përmbajtura kudo: që nga restorantet tek dentistët, e deri tek estetistja apo shitësit e frutave”. Edhe qiraja e banesave nuk është shqetësim ekonomik. “Gjenden shtëpi të pranueshme, të mobiluara dhe me çmime shumë të mira”.

Dita e Idës nis me një kafe. “Fatmirësisht në shumë lokale kafeja është shumë e mirë, mjafton ta specifikosh që e do të shkurtër”. Dhe pas 10 minutash në autobus është në zyrë. “Në kompjuter nis të shoh testet që më kanë nisur grupet e ndryshme të punës, konsulentët apo kolegët e mi. Korrigjoj përmbajtjen për krijimin e postimeve për mediat sociale dhe fushatat publicitare dhe më pas i dedikohem blogut të agjencisë për të cilin shkruaj çdo javë. Në të shkuarën kam bërë edhe kurse italishteje dhe komunikimi për konsulentët, duke dhënë vlerësimin për nivelin e gjuhës”, shpjegon ajo. Megjithatë, në disa raste, ndryshimet me Italinë janë të dukshme. “Shoh që ka shumë prapambetje në mënyrën e të menduarit”, tregon Ida. “Jam përshtatur me zakonet lokale me shumë durim, duke hequr dorë nga mendimi sesi jam në Itali, pyetje apo gjëra që këtu e kam të pamundur t’i bëj apo t’i gjej”.

Rikthimi në Itali? “Në vendin tim në këtë moment janë vetëm gjërat e dashura. E shoh me nostalgji dhe më mungon gjithçka që kam jetuar dhe kam dashur deri pak vite më parë. Kur mbushem me nostalgji, mendoj sesi jetoj tani, për pavarësinë time, pazaret që mund të bëj e vetme dhe e di shumë mirë që nuk do të kisha pasur mundësinë të kisha të njëjtat gjëra nëse do të rrija në qytetin tim. Gjithsesi do të isha detyruar që të transferohesha në Veri të Italisë”.

Ida shpjegon pozicionin e saj dhe atë të gjeneratës së saj, me plot qartësi. “Të futesh në botën e punës për të rinj si ne, 28, 29, 30 vjeç është gjithnjë e më e vështirë. Pastaj vijnë 20-vjeçarët që të lenë pas sepse presupozohet se në moshën 30-vjeçare i ke aftësitë dhe kompetencat. Në Itali ka shumë, ndoshta tepër gjëra që duhet të ndryshojnë”.

Si e imagjinon të ardhmen e saj? Shpreson të shkojë pranë familjes së saj dhe të gjejë një punë të qëndrueshme në Itali, me një rrogë dinjitoze që mund t’i lejojë të paguajë qiranë, faturat, e të bëjë pazar. “Ajo që konsiderohet rrogë e denjë, në Itali sot duket utopi”.

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Si ishin plazhet, kampet e pushimit e hotelet në komunizëm dhe projekti i 1984

VIDEO+FOTO/ Si ishin plazhet, kampet e pushimit e hotelet në komunizëm dhe projekti i 1984

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In