• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nxjerr artikullin e “Lonley Planet”, çfarë shkruan për turizmin në Shqipëri

by A R
11/04/2019 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një artikull të revistës ‘Lonley Planet’ dedikuar turizmit në Shqipëri dhe më konkretisht agroturizmit.

“Me këtë artikull të gjigandit botëror të udhëtimeve, Lonely Planet, dedikuar agroturizmit në Shqipëri si tërheqja më e re turistike e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Shkrimi i plotë

Turistët që e duan kulturën autentike dhe ushqimin vendas, së shpejti do të kenë një mundësi për të zgjedhur një shumëllojshmëri vendesh në Shqipëri dhe, për më tepër, për t’i shijuar të dyja këto karakteristika së bashku, shkruan faqja e njohur për turizmin Lonely Planet.

Nga data 8 deri më 10 maj, një koleksion prej gjashtë fermash të reja agroturizmi do t’u hapin dyert vizitorëve për një tërheqje turistike triditore në fshatrat e bukur dhe malorë të vendit.

Si pjesë e projektit “AgroTourism Albania”, kjo tërheqje turistike do të fokusojë fermat që kanë punuar shumë për të zhvendosur aftësitë e tyre nga bujqësia në turizëm duke ofruar eksperienca autentike, ushqime të shkëlqyera, kurse gatimi dhe akomodim në bujtina, të gjitha këto duke e parë Shqipërinë në shijen e saj natyrale.

Për fermat në zonat e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës ideja është që t’i përgatisin ato për sezonin e ardhshëm turistik.

Vizitorët do të përfshijnë partnerët tregtarë ndërkombëtarë, gazetarët e udhëtimit dhe agjencitë shqiptare të turizmit.

Veprimtaria do të përfshijë ecje, degustimin e verërave, pjekjen e byrekut dhe bërjen e reçelit.

Takimi triditor do të shërbejë gjithashtu dhe si prezantim për markën “OriginAL” të produkteve 100% të certifikuara shqiptare, të tilla si çaji dhe mjalti, të cilat u ofrojnë vendasve një mënyrë për të tregtuar më tej pikat e tyre të forta.

Fermat që marrin pjesë në projekt përfshijnë: Fermën Devin në fshatin Qerret; Fermën Anete dhe Dioniz Marku në fshatin Ganjollë; Rruga e Mullirit në fshatin Reç; Kantina Kopliku në Koplik; Shega Agroturizëm në Muriqan; dhe Agroturizmin Lajthiza e Vogël në Pukë.

Familjet e fermave që marrin pjesë në këtë tërheqje janë trajnuar për përgatitjet për një zhvendosje në industrinë e turizmit.

Gjatë vitit të kaluar, iniciativa “Brand Albania”, e mbështetur gjithashtu nga USAID, ka udhëhequr seminarin “Learning by Doing” në ndarjen e aftësive të qëndrueshme dhe në përgatitjen e fermave, me qëllim përsosjen e produkteve dhe marketingun e tyre në një treg turistik në rritje në Shqipëri.

Turistët që dëshirojnë të rezervojnë një qëndrim në një nga gjashtë fermat mund ta bëjnë këtë në internet nëpërmjet platformës “IntoAlbania”.

/a.rada

Next Post
Shkrumbohet makina e një vajze në Durrës

Tepelenë, Shefit të Krimeve i digjet makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In