• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Numri i turistëve nuk korrenspondon me të ardhurat në buxhet, hotelet do paguajnë taksën mbi referencë

by A R
03/10/2023 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi për vitin 2023 në Shqipëri pritet të kapë një shifër prej 10 milionë persona.

Këtë të dhënë e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili në një takim me sipërmarrësit për të përmirësuar klimën e biznesit, tha se në Shtator ka patur 1.1 milionë turistë dhe viti pritet të mbyllet me 10 milionë në total nëse Dhjetori është në trend pozitiv.

Por, kreu i qeverisë shprehu shqetësimin se numri i lartë i turistëve nuk korrenspondon me të ardhurat në buxhet. E për këtë arsye ai tha se kjo ndodh për shkak se hotelet deklarojnë të tjera çmime nga sa realisht paguajnë turistët.

Në këtë aspekt, Rama paralajmëroi strukturat hoteliere që vitin e ardhshëm të përgatiten për ta paguar taksën 6% mbi bazën e referencës.

“Ju mendoni se hotelet në bregdet, tjetër janë çmimet që deklarohen tjetër janë çmimet që paguajnë. Dhe tjetër është niveli i okupimit dhe tjetër niveli që deklarohet. Ne e dimë shumë mirë. Kam pasur 2 raste këtë Verë për miq që kanë ardhur nga jashtë që më kanë kërkuar t’i ndohmoj se nuk gjenin një dhomë dot në gjithë bregdetin e Shqipërisë. Edhe hotelet duhet të përgatiten që vitin e ardhshëm do kenë referencë. Unë dua kaq, pastaj të tjerat merri t’i gëzosh. Po kaq do t’ja japësh shtetit. Ne kemi 1.1 milionë turistë në Shtator, shifër zyrtare që e mora sot. Nëse Dhjetori do jetë në këtë terren, ne mund të kapim 10 milionë turistë këtë vit. Por me siguri do kalojmë 9.

Tani si ta shpjegojmë ne përtej AIRBNB që është një tjetër hapësirë e pakontrolluar, për shkak se me AIRBNB duhet të bëjmë një marrëveshje. AIRBNB gjithmonë ju krijon probleme qeverive për të dhënë ato të dhënat. Por edhe për shkak se ne duke e parë këtë si fenomen të ri dhe duke kuptuar që është një tjetër burim i rëndësishëm për familjet që japin apartamentet me qira, nuk kemi dashur të hyjmë në taksimin e këtyre. Por si ta shpjegojmë ne që kur shihim shifrat e turistëve dhe shihnim të ardhurat nga hotelet nuk korrenspondojnë? Tani këto janë gjëra të thjeshta.

Si për shitjen e apartamenteve, si për shitjen e dhomave nëpër hotele, nuk shohim asnjë rrugë tjetër përveç se t’ju themi bazuar tek tregu dhe tek sondazhet  e Drejtorisë së Tatimeve, që jo, ne nuk e pranojmë që t’ju marrim juve tvsh-në 6% për këtë shifër që na jepni ju. Do t’ja u marrim 6% për këtë shifër që e thotë tregu dhe kaq, ju do na e jepni, se nuk e marrim ta çojmë në shtëpi, por e marrim për të vazhduar të investojmë dhe për të përëmirësuar shumë nga hallkat që turizmi ka nevojë t’ja përmirësojë shteti, nuk mund t’i përmirësojnë dot operatorët shumë hallka”, u shpreh kreu i qeverisë.

/a.r

Next Post
Renditja sipas shteteve/ Ja sa vite jetë i duhen një shqiptari për të fituar 1 milion euro

Rekord depozitash në valutë/ Ekspertët: Ndikim remitancat dhe prurjet nga turizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com