Nga njësia Nr.1 e Tiranës ku ka konsumuar kafen e mëngjesit me Ulsi Manjën dhe Erion Veliajn, kryeministri është shprehur i habitur për marrjen e Lulzim Bashës si të pandehur.
Ai tha se nuk ka pasur mundësi t’i ndjekë lajmet, ndërsa e cilësoi si gabim të rëndë lobimin në SHBA me para të dyshimta, shkruan JavaNews.al
“Si qenka kjo që u mblodhën disa shqiptarë, dhanë 1 milionë dollarë por nuk e di se kush janë? Gaboi rëndë. Ky është pastrim i pastër parash. Imagjinoni ta kishim bërë ne…
E vetmja gjë si lider që ka bërë Basha, ka qenë marrëveshja e 2017.
Pastaj e kompleksuan të tijët duke ia përmendur” – tha Rama mëngjesin e së premtes.
/a.r










