• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama njoftim për diasporën në Greqi: Çfarë duhet të dini për të kthyer zarfat e votimit

by A R
05/05/2025 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një njoftim për të gjithë bashkatdhetarët në Greqi që janë regjistruar për të votuar në zgjedhje.

Të gjithë ata që jetojnë në Athinë, Selanik apo në çdo qytet tjetër në Greqi, përveç ishujve, nga sot [e hënë 5 Maj 2025] deri të premten [9 Maj 2025] pikat e shërbimit postar DHL do të funksionojnë me orar të zgjatur.

Ndërsa sa i përket qytetarëve që jetojnë në ishujt e Greqisë, data përfundimtare për të kthyer zarfet është dita e martë, 6 Maj, në mënyrë që kthimi i tyre drejt Shqipërisë të bëhet brenda afatit.

“Për shkak të pamundësisë së kompanisë për të transportuar me avionë në kohë dërgesën tuaj përtej 24 orëve të ardhshme, data përfundimtare për të kthyer zarfet tuaja në pikat e shërbimit postar DHL, SPEEDEX ose Courier Center, është dita e martë 6 Maj, në mënyrë që të sigurohet kthimi i tyre drejt Shqipërisë brenda afatit. Lutemi, dorëzoni zarfin tuaj sa më parë në DHL, Speedex ose Courier Center që vota të mbërrijë në kohë në Shqipëri”, shkruan Rama.

Në fund ai i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë për fatin europian të kombit.

“Për mua dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që bashkë me ju do t’i japim Shqipërisë e çdo shqiptari edhe statusin e ri të qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë së Shteteve të Bashkuara të Europës”, njoftoi Rama.

Sa i përket votës së diasporës, nga Partia Demokratike ka pasur akuza në lidhje me procesin sa i takon Greqisë. Selia blu i ka kërkuar KQZ-së që të marrë masa për “rikthimin e ligjshmërisë” në procesin e votimit pas ndryshimit të qasjes nga “zarfi vjen në shtëpi” në “shko e merre vetë”. Ndërkohë nuk kanë munguar akuzat edhe ndaj PS-së.

“Kemi raportime se zarfet me vota nuk po u dorëzohen qytetarëve në dorë në banesë, por shpeshherë po përvetësohen në mënyrë të organizuar nga individë të caktuar që mund të paraqiten pranë pikave postare (qoftë zyrtare, qoftë nënpagesë si zyra bastesh, apo hyrje pallatesh), duke përdorur makina me qira me targa shqiptare për të shmangur gjurmët. Këta persona, të dyshuar të lidhur me Partinë Socialiste dhe strukturat e saj, ka njoftime se mund të kenë grumbulluar zarfa me fletët e votimit, çka është totalisht e ndaluar dhe penalisht e dënueshme”, thotë PD-ja.

Ndërkohë drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, i shikon këto reagime të PD-së si një alibi për humbjen.

“Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit ju besua nga KQZ kompanisë postare më të madhe në botë, pjesë e Deutche Post. Shteti shqiptar ka paguar që zarfi t’i shkojë në shtëpi dhe t’i merret në shtëpi çdo votuesi jashtë Shqipërisë. Dhe kjo nuk ka ndodhur dhe qytetarë të shumtë janë detyruar të shkojnë ta tërheqin zarfin me fletën e votimit në zyrat e postës. Afro 10% nuk e kanë marrë ende për shumë shkaqe. Ky proces ka dhe 5 ditë (deri të premten, të paktën nga Greqia dhe Italia, DHL ka ende kohë të bëjë gjithçka për t’i sjellë në kohë. Vetëm ama klithmat nga këneta duken qartë që s’kanë asnjë lidhje me procesin, por janë pjesë e skenarit për dosjen e “zezë” të zgjedhjeve të 11 Majit. Kjo dihet”, tha Balla.

Kjo është hera e parë që diaspora voton për zgjedhjet në Shqipëri. Të drejtën e votës e kanë 245 mijë bashkatdhetarë, 68 mijë prej të cilëve në Greqi.

KQZ thotë se nga 144 mijë zarfe të mbërritura në KQZ, cetëm 23 mijë janë nga Greqia.

Next Post
U bëtë dhe ju brekëgrisur…

U bëtë dhe ju brekëgrisur…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In