Kryeministri Edi Rama është nisur sot për në Shtetet e Bashkuarar të Amerikës, ku do të marrë pjesë në samitin e vendeve të koalicionit anti-ISIS më 26 shtator. Rama është ftuar në këtë samit nga presidenti i SHBA Barak Obama, i cili është edhe iniciatori i këtij takimi ku do t’iu bëhet një bilanc i arritjeve të deritanishme dhe sfidave përballë Shtetit Islamik dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.
Kryeministri do të jetë një prej 12 liderëve politikë botërorë dhe i vetmi nga vendet e rajonit, që do të mbajë një fjalim për përballjen e Shqipërisë me ekstremizmin.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë samit është shprehje e vlerësimit për kontributin që ka dhënë populli dhe shteti shqiptar në luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë e paqes kudo në botë, veçanërisht mbas ngjarjeve të shtatorit 2001.









