• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Korça: Ndërtojmë resortin e parë të skive, jemi në diskutime me kompaninë që po ndërton portin turistik të Durrësit

by
05/04/2021 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pranishëm në Korçë, në vijim të takimeve elektorale, kryeministri Edi Rama tha se vizioni i PS-së është ta shndërrojë Shqipërinë në kampione të turizmit në Ballkan.

Ai u shpreh se është i pa eksploruar turizmi malor në vend, ndërsa dha lajmin se kanë filluar bisedimet me kompaninë nga Arabia Saudite “EMAAR”, që po ndërton portin turistik të Durrësit, për ndërtimin e resortit të parë të skive në Moglicë.

Po ashtu Rama i bëri thirrje emigrantëve korçarë që kanë një shtëpi në fshat, që të investojnë agro-turizëm, që sipas tij, është një industri që po sjellë mjaft të ardhura për familjet.

“Vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan, të agroturizmit. Është tërësisht e mundur dhe një proces që ka hyrë në rrugën e realizimit dhe që do të kërkojë kohën e vet. Nëse ne flasim për projekte të mëdha në turizëm, se nëse flasim për Durrësin, për shndërrimin e portit në një port të madh turistik, porti i Vlorës, Porti i Sarandës që tani është një kantier, nëse flasim për dy portet e reja tregtare që do ndërtohen.

Nëse flasim për aeroportin e Kukësit me çunat që do vijë nga Londra të zgjedhur me numër sharjes që më bënin mua kur i thoja për aeroportin e Kukësit, do vijojmë më pas me atë të Sarandës. Nëse flasim për parqet fotovoltaike, apo sektorin e energjisë. Të gjitha këto vijnë si rezultat i faktit se në këto dy mandate ne kemi ndërtuar një platformë të re që do të ngremë Shqipërinë në një nivel tjetër.

Me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësi, kemi filluar diskutimin për ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Moglicës, projekt që do jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri që e kemi lidhur gjithmonë vetëm me verën, por kemi të pa eksploruar turizmin malor dhe Korça është zgjedhja e parë për këtë dhe hapja e një resorti skish do sjellë shumë më tepër punë e reputacion. Ka ende shumë hapësirë edhe për zhvillimi e bujqësisë dhe agro-turizmin. I bëj apel atyre që janë në emigracion nga kjo zonë që nëse kanë një shtëpi në zonën e fshatit, të investojnë në agroturizëm se do sjelli të ardhura më të larta se i punësuari i kujtdo në emigracion. Kemi sot pika agroturizmi në të gjithë Shqipërinë që tregon se kjo industri sjell të ardhur atë konsiderueshme për familjet”, tha Rama./ b.h

Next Post
Intervista/ “Ja pse vizioni im përkon me atë të Partisë Socialiste”, Briseida Gjoza, profesionistja që kërkon të përfaqësojë Elbasanin

Intervista/ "Ja pse vizioni im përkon me atë të Partisë Socialiste", Briseida Gjoza, profesionistja që kërkon të përfaqësojë Elbasanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In