• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Kolonja: Më 11 maj zgjidhni, me ne në Europë ose me bufin në gropë! Ne punojmë, ata sulmojnë!

by E S
19/04/2025 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesocialisti Edi Rama, në kuadër të turit të tij elektoral ditën e sotme (19 prill) në qarkun e Korçës, ka zbritur edhe në zonën e Ersekës.

Ai u takua me komunitetin e socialistëve, “për Shqipërinë në BE” dhe “një zhvillimin të mëtejshëm të Kolonjës”, siç e cilësoi. Gjithashtu është inspektuar edhe rruga e re e Vjosës, e cila do të lidhë bregdetin me juglindjen.

“Një tjetër projekt i madh në shërbim të ekonomisë dhe turizmit”, tha kryeministri për këtë investim të qeverisë.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga kreu politik i qarkut, Niko Peleshi, kryebashkiaku i Ersekës, Erjon Isai, ministrja Belinda Balluku dhe kandidatët e PS për qarkun e Korçës.

Peleshi tha se “ky është vendi më i bukur për t’u mbledhur dhe për të folur për këto projekte të qeverisë, por edhe një zonë e njohur e rilindësve shqiptarë”.

“Me këtë segment mbyllim rrethin turistik dhe fantastik të kësaj zone dhe lidhjet e zonave me trashëgimi kulturore e historike mes tyre. Kjo është një Zvicër e vogël”, shpjegoi ai.

Kryeministri e nisi fjalën e tij duke kujtuar episodin e shkuar me rrugën që po inaugurohej sot, e cila u shemb dhe pati akuza dhe sulme nga kundërshtarët.

“Teksa isha i ulur aty, më erdhën në mend imazhet e një momenti kur kjo rrugë pësoi një shembje diku aty dhe se si gjithë speciet e kënetës u ngritën dhe deklaruan se u shemb rruga, u vodh rruga, iku rruga, s’ka më rrugë, ndërkohë që ai ishte një aksident, nga ato që edhe ndodhin, brenda garancisë, kur rruga nuk ishte dorëzuar ende, e ku të gjitha shpenzimet kompania i mbuloi dhe rruga u bë më e mirë dhe më e fortë. Punët janë të ndara, kjo histori është e ndarë, ne kemi barrën të ndërtojmë, të përpiqemi të ndërtojmë, të vazhdojmë, kurse të tjerët përpiqen të na sulmojnë, të na hedhin baltë, që nuk kursejnë as Shqipërinë”, u shpreh ai.

Teksa më tej solli si shembuj Skënderbeun që u përball me një perandori të tërë osmane dhe më tej rilindasit që punuan për vendin drejt Europës. Ndaj apeloi që vota e 11 majit të ishte masive, duke e krahasuar rrugën integruese pikërisht me atë segment nga i cili mbajti edhe fjalimin e tij.

“Nuk e sjell këtu për ankesë apo për t’u qarë, sepse jemi mësuar me të, por se ky është moment jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrugëtimin e përbashkët të shqiptarëve drejt një destinacioni dhe asaj çfarë është thënë që në kohën e Skënderbeut, ku Kolonja është bërë një rrugë lidhëse. Sepse ai ishte profeti kombëtar dhe u bë mburojë e Perëndimit, ai ishte zgjidhja e zgjedhja, që ia përcolli brez pas brezi kësaj gjenerate, gjeneratës tonë, që sot ka hapin e madh, të ketë në dorë të bëjë hapin e fundit. Mënyra sesi jemi vendosur këtu është sikur jemi këtu te finishi, ashtu sikurse kjo rrugë kemi nisur atë rrugën tjetër që s’e besonte njeri se do realizohej ndonjëherë, edhe pse ishte premtuar dhe stërpremtuar. Kaluam në disa faza, ndodhi edhe rrëshqitja, por u rikthyem në vend dhe ja ku jemi, duke folur për një tjetër rrugë e projekt. Në këtë pikë ku jemi sot, është 11 maji dhe më 11 maj duhet të mendojmë për finishin e Shqipërisë, jo për mandatet dhe votat e partisë, por për finishin”, vijoi kryesocialisti.

Ai e quajti një derë fati atë që po ndodhte aktualisht me vendin, për shansin e integrimit dhe se nëse nuk nxitohej dhe jepej mesazh i qartë më 11 maj, ajo portë mund të mbyllej.

“Si do shkojë Shqipëria në finish? Vetëm nëse Shqipëria nuk humbet asnjë minutë, nëse negociatat arrihen brenda planit në vitin 2027, që nuk e ka arritur asnjë vend këtë, me përjashtim Finlandës që ishte histori tjetër. Kujtojmë Malin e Zi, Serbia, Maqedonia, e cila është që në 2005 kandidate, kurse ne na ka parë Zoti në këtë pikë, në këtë moment, ka dhënë mundësinë për shqiptarët ta kenë fatin në dorë. Fati nuk rri aty, vjen dhe ikën, nuk vjen të rrijë aty derisa të zgjohesh ti nga gjumi e të bësh punët e tjera, kjo është rruga e vetme për t’i dhënë fund një historie, pasi shqiptarët në shekuj ka qenë një popull i mbetur në rrugë, për mbijetesë, e trajtuar si qenie e dorës së dytë e të tretë. Ne e kemi pasaportën edhe sot, ne lëvizim, por duhet të kthehemi përsëri, se ndryshe duhet të kërkojmë azil atje. Edhe sot rrinë e torturohen me dokumente, ja ku i keni në Greqi, pastaj me pensionet, kur do na njihen, marrëveshja etj., ndërkohë që këto i zgjidh ajo aty (rruga në BE). Nëse ne hyjmë në BE, ajo pasaportë është gjithçka, leje pune, pensioni, udhëtimi etj. Jemi një popull i barabartë me të tjerët, sy më sy me ta”, tha Rama.

Ai foli edhe për të mirat që i vijnë Kolonjës me integrimin dhe investimet.

“E ardhmja e Kolonjës ka nisur, numrat e tregojnë edhe turizmi e tregon. Nuk vinin dikur turistët në Kolonjë, se dukej sikur shkonin në luftë, kurse sot është kënaqësi të vish, me plane e projekte, me mundësi për turistë dhe vizitorë nga Tirana, që shtohen dita-ditës . Kemi dhe paketën e maleve. Dhe qershia mbi tortë do të jetë qendra e madhe turistike e skive midis Kolonjës dhe Korçës, e cila do sjellë një zhvillim të madh dhe të ardhura të larta, pasi do ketë shumë turistë, që edhe do konsumojnë shumë këtu. Ndaj të bëjmë çmos që më 11 maj të jemi më shumë se asnjëherë tjetër.

Siç thotë fjala e urtë e rilindësve, “Sos për mua e për ty, por për Shqipëri”. Hyrja në BE është çështje dinjiteti, por jo patjetër e tillë, pasi është zgjidhje e shumë gjërave, e jo vetëm personalisht”, shpjegoi ai mes të tjerash.

Në fund kryesocialisti theksoi se e ardhmja e Shqipërisë duhet të jetë BE-ja dhe atje e çon vetëm Partia Socialiste. Kurse me Sali Berishën ai tha se vendi do rrijë përsëri në gropë dhe kjo s’mund të ndodhë.

“Zgjedhja e 11 majit është e qartë, është zgjedhje e një populli të tërë dhe hallit të një individi të vetëm. Kaq e qartë është. Mes të mirës së përbashkët të një vendi të tërë dhe interesit të një familjeje të vetme. Është mes Shqipërisë me BE në Europë dhe me bufin e kënetës prapë në gropë. Epo në gropë le të rrijë bufi dhe kush do të rrijë me bufin. Shqipëria më kurrën e kurrës!”, tha Rama.

Next Post
23 qendra votimi në Yzberisht në kontejnerë! Vendosen mbi korsinë e biçikletave e të makinave

23 qendra votimi në Yzberisht në kontejnerë! Vendosen mbi korsinë e biçikletave e të makinave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In