• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nga Belshi: 5 mijë euro çdo emigranti që vjen të rindërtojë shtëpinë e gjyshit

by A R
12/04/2021 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama nga Belshi ka folur për mundësitë që vendi u jep emigrantëve për të kthyer në vendin e tyre.

Rama iu ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë, që të kthehen në vendin e tyre për të investuar, duke shtuar se në mandatit e tretë, qeveria do t’i japë 5 mijë euro grant çdo emigranti që vjen e ndërton shtëpinë e babait apo të gjyshit, për të nxitur kështu agro-turizmin.

Rama: Shumë më tepër turistë të huaj do të vijnë këtu për të kaluar më tepër se fundjavën. Kjo do të sjellë një rritje të strukturave akomoduese, të bujtinave dhe transformimin e shumë dhomave për të mikpritur njerëz. Ky është një vend i bekuar dhe është dashur vetëm të imagjinohet me guxim e ardhmja dhe të punohet për të ardhmen. Siç tregojnë shifrat konkrete të bizneseve që hapen, të dhomave që shtohen, për të kuptuar se jemi ekzaktësisht në rrugën e duhur për Belshin.

Këtu si kudo ka plot vajza e djem që jetojnë në emigracion, është koha për tju dhënë jo vetëm mesazhin por edhe shtytjen që kursimet në emigracion ti investojnë në shtëpitë që kanë lënë këtu. Për ti kthyer ato shtëpi në bujtina. Për këtë arsye në planin tonë të veprimet kemi vendosur ti japim 5000 euro grant çdo emigranti që do vijë në shtëpi për të rindërtuar. Çdo emigranti do i japim mundësinë e sjelljes së parave këtu në bankat e Shqipërisë pa i kërkuar llogari përveçse që ato të mos jenë para të krimit. Është zgjedhja e tyre por ka rëndësi të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur të gjyshit, stërgjyshërit dhe prindërve. Kjo do të sjellë një transformim të madh. Agroturizmi në Shqipëri është i ri, është akoma në embrion, ka lindur vetëm në vitet e fundit por do të shumëfishohet në gjithë Shqipërinë.

Me portin e Durrësit do të jetë një nga portet më të mëdhenj në Mesdhe. Me portin turistik të Vlorës dhe Sarandës dhe më tutje me atë të Shëngjinit do të kemi porta të reja që do të sjellim shumë më tepër njerëz. Ky është një vend i bekuar, është një parajsë e bërë nga zoti dhe e fshehur nën plehra nga njerëzit.

Për pak ditë do të hapim aeroportin e Kukësit. Aeroportet sjellin lëvizje të madhe dhe sjell lëvizje më të madhe për shërbime të të gjitha natyrave. Jemi në një fazë që nuk mund të ndalemi. Belshi këtu ishte, pse ishte një vend që të gjithë iknin, sepse duhet të vinim të takonim njerëzit. Sapo morëm detyrën, i kam thënë Arifit shiko ca do bëj për Belshin.

Kur postoj foto nga Belshi disa miqtë të mi nga jashtë nuk i besojnë. Nuk mund të jetë në Shqipëri kjo thonë…

/a.r

Next Post
Industria fotovoltaike e banimit në Kinë pret rritje në pesë vitet e ardhshme

Industria fotovoltaike e banimit në Kinë pret rritje në pesë vitet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In