• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama nesër në Bruksel për grupkapitullin e fundit, do të jetë folës kryesor në samitin për zgjerimin

by E S
16/11/2025 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky fillim jave do të shënojë edhe një hap më tej në rrugën e plotë të integrimit të vendit tonë në familjen evropiane. Të hënën në Bruksel, grupi negociator i udhëhequr nga kryeministri Rama do të ulet në konferencën e 7-të ndërqeveritare për të çelur kapitullin e fundit, atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”.

Shpejtësia me të cilën ka ecur Shqipëria, duke çelur të gjithë grupkapitujt brenda 12 muajve, është rekord në procesin e integrimit për vendet kandidate.

Synimi madhor për qeverinë Rama është mbyllja e negociatave brenda 2027. Shqipëria do të kalojë më pas në një proces të gjatë politik për të marrë dritën jeshilë nga 27 parlamentet e vendeve të Bashkimit Evropian.

Vendi ynë ka hapur deri më tani 5 nga 6 grupkapitujt e negociatave: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse, si dhe Axhendën e Gjelbër.

Në Bruksel ka optimizëm se brenda vitit 2030 Shqipëria do të realizojë integrimin e plotë në BE, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama e ka shpallur anëtarësimin në BE prioritet të mandatit të katërt qeverisës.

Të martën, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë folës kryesor i samitit të dytë për zgjerimin, pas atij që u zhvillua në fillim të këtij muaji.

Në këtë samit do të flasin presidentja e KE, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ndërsa nga rajoni ynë kryeministri malazez Milojko Spajiç dhe kryeparlamentarja serbe Ana Brnabiç.

Next Post
Flamur Noka, larg duart nga këshillat bashkiakë

Flamur Noka, larg duart nga këshillat bashkiakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In