Raundet e negociatave duket se kanë përfunduar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Mbrëmjen e sotme kryeministri i vendit tha se do të ulej në një tryezë të tretë vetëm për të negociuar ofertën e tij. Ai u shpreh i bindur se 18 Qershori nuk negociohet.
Nga ana tjetër, kryedemokrati Basha deklaroi para mediave se kërkesa për qeveri teknike mbetet në fuqi. Basha zbuloi edhe një detaj tjetër. Ai u shpreh se nëse do të kishte një marrëveshje, PD do të kërkonte zgjedhje vetëm me votim elektronik brenda 6 muajve.
I pyetur nëse kishte hequr dorë nga kërkesa për kryeministër teknik, Basha tha se janë 2 propozime nga PD që janë negociuar këto ditë, por ai nuk mund t’i bëjë publike.
JavaNews sjell mëposhtë zhvillimet e përditësuara nga tryeza e sotme mes Nishanit, Ramës dhe Bashës.
***
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka dalë nga Presidenca pas përfundimit të deklaratës së Edi Ramës për mediat. Ai ka përdorur gjuhë të ashpër para gazetarëve duke akuzuar palën tjetër se nuk pranon përgjegjësi për situatën e vendit. Sipas kreut të Partisë Demokratike, problem mbeten kriminelët në institucione dhe përdorimi i parave të drogës në zgjedhje. Basha tha se Rama nuk e pranon këtë fakt.
“Takimi i sotëm ishte për fat të keq si i djeshmi. Zoti Rama erdhi në tryezë pa asnjë ofertë që vjen nga mungesa e vullnetit për të gjetur zgjidhje. E gjitha kjo si rezultat i drogës, si rezultat i përdorimit të administratës. Mospranimi përbën një mospremisë për zgjidhje. Nëse nuk pranohet nga pala tjetër se kriminelët e veshur me pushtet po vijojnë të mbajnë pushtetin e tyre, nëse nuk pranohet cenimi i zgjedhjeve nga paratë e drogës, nuk mund të arrihet në një kompromis. Vendi ka nevojë për zgjidhje politike, këtë e them unë dhe e gjithë bota. Shqipëria në gjithë këto vite ka akumuluar probleme të tmerrshme nga kriminelët në zyrat e shtetit. E gjithë bota e njeh problemin e Shqipërisë” – tha Lulzim Basha.
Ai tha se zgjidhja e ofruar nga Rama nuk është politike dhe se monitorimi është detyrë e institcioneve të monitorimit dhe jo e opozitës.
Basha tha se propozimet e Edi Ramës për ministra dhe zv.ministra teknikë nuk pranohet pasi sipas tij fill pas emërimit të tyre ata do të gjenden përballë kërcënimit.
“Ne kemi paraqitur dy propozime. Nuk kam ndërmend të zbuloj pozitat tona negociatore, por jam i gatshëm që të ofrojmë çdo gjë që mundemi. Por nuk mund t’u japim qytetarëve alibinë se do kenë mundësi të votojnë të pa kërcënuar ndërkohë që administrata ka marshuar në fushatë. Qeveri teknike me mandat për të zgjidhur dhe për të ndalur influencën e krimit dhe eksplorimi i mundësisë që brenda 6 muajve pas marrëveshjes, të bëhet votimi elektronik” – tha Basha.
***
Dy orë pas bisedimeve mes Ramës dhe Bashës në ambientet e Presidencës, kryeministri i vendit ka lënë i pari institucionin.
Rama tha para gazetarëve se oferta që i ka bërë PD është e njëjta për të ndërtuar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve.
“Jemi në të njëjtin pozicion që kemi qenë dje. Oferta që unë i kam bërë PD është ajo e ditura për mekanizëm monitorimi të zgjehdjeve ku PD të fusë dy sytë në proces, me një zv.kryeministër të propozuar nga pd, por jo nga PD dhe sëbashku më tre përfaqësuës të SHBA,BE OSBE të ndërtojë në task forcë për të garanbtuar se asetet shtetërorë nuk përdorën për fushatë, 3 zv,ministra të propozuar nga PD në ministrinë e brendshme, të drejtësië dhe të arsimit, edhe këta të tre të shoqëruar nga tre përfaqësues ndërkombëtarë, për të monitoruar veprimtarine e policisë, të burgjeve” – tha Rama pasi doli nga Presidenca.
Kryeministri tha se data 18 Qershor nuk negociohet, ndërsa përvec propozimeve që i ka dhënë deri tani opozitës, oferta të tjera nuk duhen pritur.
“Këtë ofertë kur isha në krye të opozitës as nuk kam pasur kurajon ta pres në ëndrrën time më të bukur. Propozuam një rregullorë që monitorohet nga zv.kryeministri për mbikqyrjen e fushatës, duke filluar nga nafta, deri në kufizimin e aktiviteteve qeveritarë në funksion të fushatës. Kërkesa këmbëngulësë për votim dhe numërim elektronik i PD, kam propozuar që një ministër politik i propozuar nga PD të bëhët pjesë e qeverisë dhe të prezantojë projektin dhe nëse cërtifikohën të zbatueshme, ti aplikojmë në xgjedhjet e ardhshme vendore. Data e zgjedhjeve është 18 qershori, ky është pozicioni im dhe i qeverisë. Kohë shumë nuk ka. Jemi në afatet e fundit dhe duam të ndihmojmë PD. Ofertë tjetër nuk kemi dhe nuk do ta kemi sepse nuk shohim hapësirë për më shumë. Do flasë Basha, por në kuptimin tim të bisedës përgjigja e tij është jo. Kam mirëpritur platformën ë propozuar nga i dërguari i Merkel dhe PPE, por përtej kësaj nuk mund të shkojmë. Ne do vazhdojmë punën për fitorën e thellë të 18 qershorit. Dëshira ime është që të fitojmë thellë më pjesëmarrjen e PD. Nuk komentoj deklaratat e kryetarit të PD, do të flasë vetë” – tha Rama.
Vijon…
**
Burime nga takimi Rama-Basha në Presidencë, thanë për Top Channel, megjithëse mbetet për t’u konfirmuar ende, që Kryeministri Rama është i gatshëm që të ofrojë sërish paketën McAllister.
Ajo që quhet “paketa McAllister” është një dokument rreth një faqe e gjysmë format, hartuar nga misioni i OSBE-së, SHBA dhe BE dhe që iu paraqit palëve në negociatat e ndërmjetësuara mes Ramës dhe Bashës nga përfaqësuesi i PPE-së.
Në të ka 5 çështje kryesore që lidhen me standardet e zgjedhjeve. Një nga pikat është ndryshimi i KQZ-së. Ata rekomandojnë që kreu i këtij institucioni t’i jepet opozitës. Pika tjetër ka të bëjë me shitblerjen e votës, që çon në ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal.
Një pikë tjetër ka të bëjë me ndryshimin e policisë. Kjo është një pikë delikate që është propozuar nga misionet ndërkombëtare si bazë për dialog. Lëvizje të caktuara në polici mund të bëhen për të rifituar besimin e opozitës se policia nuk do të ndërhyjë në procesin zgjedhor dhe do të luftojë trafikun e drogës.
***
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po vijojnë me negociatat në presidencë për arritjen e një marrëveshje të mundshme për kapërcimin e krizës politike.
Takimi i dytë me ftesë të Presidentit Nishani sapo ka nisur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ndryshe nga takimi i një dite më parë, sot nuk marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare PS-PD, Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka.
Gjatë një konference për shtyp nga kryeministri, Rama sqaroi qëndrimin e maxhorancës.
“I kam propozuar një mekanizëm garancie të opozitës brenda qeverisë. Në Ministrinë e Brendshme një zv.ministër i propozuar nga PD të drejtojë procesin e monitorimit të sjelljes së Policisë së Shtetit. Një zv.drejtor i përgjithshëm i policisë dhe 12 zv.drejtorë në qarqe, të shoqëruar me një përfaqësues të misioneve të huaja. E njëjta gjë për arsimin, një zv.ministër jo anëtar partie, me monitoruesit e huaj dhe një përfaqësues qoftë të vetin, qoftë të të huajve në çdo drejtori rajonale. E njëjta gjë për burgjet, zv.ministër i propozuar nga PD për të ndjekur procesin zgjedhor në çdo burg të Shqipërisë, për të mos lejuar të bëhen votime si në kohën e Enver Hoxhës”, deklaroi Rama.
Ndërkohë po sot kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se “asgjë nuk jemi gati të lëshojmë nga garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Vijon…
Oferta e Ramës për opozitën në tryezën e parë
Rama zbardhi sot postet në qeveri që i ka lëshuar Bashës, me qëllim që opozita të monitorojë deri në detaj procesin zgjedhor për të cilin shprehet mosbesues.
Një zv/kryeministër, një ministër shteti për Teknologjinë, një zv/ministër Arsimi, një zv/ministër për Punët e Brendshme, një zv/ministër për Drejtësinë, si dhe një zv/Drejtor i Policisë së Shtetit, janë postet për të cilat Rama shprehet se është gati të pranojë në moment emrat që do i propozojë Basha.
***
Pas takimit të një dite më parë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha pritet të ulen sërish përballë njëri-tjetrit.
Me ftesë të presidentit Bujar Nishani, dy krerët e lartë të politikës vendase do të takohen mbrëmjen e së enjtes në 19:00 në ambientet e Presidencës.
“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot 4 maj, në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës” – thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ditën e djeshme Edi Rama shoqërohej nga Gramoz Ruçi ndërsa Lulzim Basha nga kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. /b.d