Rama në Vlorë: Njerëzit po turren për të bërë tamponë tek privati, kujdes spitalet tona ofrojnë gjithçka si në Turqi

Rama

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Vlora, deklaroi se njerëzit po turren tek privati që të bëjnë tamponë.

Rama u shpreh se shumë prej tyre nuk kanë pse ta bëjnë, duke shtuar se duhet të veprojnë ashtu siç iu thotë mjeku i familjes.

“I çmendën njerëzit me teste, por ne kemi ndjekur një politikë të suksesshme. Komiteti Teknik nuk e ka kërkuar testin pozitiv. Një pjesë e madhe e njerëzve shkojnë bëjnë tamponë tek privati. Ne iu themi se nëse nuk je mirë, qëndro në shtëpi, bëj ato që thotë mjeku, s’ke nevojë të bësh tamponin. Turren të shkojnë të bëjnë tamponë tek privati me kosto marramendëse dhe marrin ilaçe që ose nuk iu bëjnë gjë ose iu bëjnë dëm.

Nuk kanë pse ta bëjnë, nëse nuk iu thotë mjeku. Është një sëmundje dreqi, që nuk dihet si të kap, por janë ca etapa që tashmë i kemi thënë hapat me të cilat duhet ta luftosh. Kur je në kushtet e shtëpisë, nuk ke pse blen ilaçe kot. Privatet të ngarkojnë me ilaçe se janë të lidhur me farmacitë, por merr mjekun e familjes”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se në Turqi dhe vende të tjera europiane nuk ofrohet asgjë më shumë se në Shqipëri, sa i përket trajtimit të Covid-19.

“Ne kemi çdo gjë e kemi në që ka Europa. Pse çoni politikanë në Turqi? Damian Gjiknuri nuk është në Turqi, ministrat nuk janë në Turqi, shefja e Epidemiologji e pati në gjendje të rëndë, nuk iku në Turqi, e kaloi në Spitalin Infektiv të Tiranës.

Ka mundësi të shkojë në Turqi, por shkoi tek Spitali Infektiv i Tiranës, por e di shumë mirë se në Turqi nuk ka asgjë më shumë sesa këtu. Mjekët dhe infermierët tanë janë heronj. Shumica dërrmuese janë në lartësinë e detyrës”, deklaroi Rama.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com