Kryeministri Edi Rama ka bërë ndalesën e radhës në Tropojë në kuadër të fushatës elektorale.
Gjatë takimit me simpatizantët e PS aty, Rama ka sulmuar Lulzim Bashën duke thënë se nuk ka karakter lideri.
Kryeministri komentoi edhe për investimet në këtë zonë të paraardhësit të tij Sali Berisha.
“Hajde të ma tregojë se çfarë bëri Sali Berisha në Tropojë. Vetëm mos më thoni na solli demokracinë se aty nuk kam çfarë të flas. I bëri një gjë Saliu Tropojës, i dha 12 leje për 12 diga hidrocentralesh. Dhe digat e Saliut më ngelën mua, 11 diga nga të cilat me shumë vështirësi i anuluam 9, 2 të tjerat ishin në kantierë. Vetëm këtë i ka bërë Sali Berisha Tropojës nga pikëpamja e punës. Një pyetje kam për tropojanët. Mirë Saliu, po Luli? Luli që thotë ju tropojsa, ju tropojse, ai s’e di si quheni. He mo çfarë keni për të thënë o tropojsa? Do dilni të votoni Lulin? Për çfarë do e votoni? Tropojanët u identifikuan me një figurë që është figurë lideri. Ky tjetri ç’a lideri është ky? E kanë nxjerrë atje si kukull që kurdiset. Kur nuk e vuri një tullë me Saliun, e imagjinoni ju të zgjohet Luli e të vijë këtu. Tropoja për mua nuk është një bashki, nuk është një zonë ku vizioni dhe investimet varen nga kush votohet sepse për mua Tropoja është një thesar akoma i pazbuluara jo plotësisht por as pjesërisht që i ka të gjtha që ky popull këtu ta kenë këtë vend motorin e ekonomisë së tyre familjare”, u kryesocialisti.
Rama iu përgjigj edhe deklaratës së Partisë Demokratike për aeroportin e Kukësit, të cilin e konsideruan premtim të pambajtur të Kryeministrit pasi nuk është i certifikuar ndërkombëtarisht.
“Kur vija për këtu pashë që kishin bërë deklaratë: Aeroporti i Kukësit tjetër premtim i pambajtur. Pse? Se nuk erdhën direkt nga Londra po ndaluan njëherë në Tiranë. Shpjego sa të duash që duhen 50-60 ditë pasi një aeroport bëhet operacional që të bëhet procesi i publikimit dhe të miratohet si aeroport ndërkombëtar”, tha Kryeministri Rama.
/a.r