Rruga hyrëse e qytetit të Tepelenës i është nënshtruar rikonstruksionit të saj, i cili përfshin edhe aksin rrugor deri në hyrje të kalasë.
Një investim tjetër investim prej 46 milion lekësh është edhe Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Abaz Shehu” e Tepelenës, e cila u inspektua nga kryeministri Rama.
Shkolla ka dy fusha sporti, volejbolli dhe basketbolli, palestër, laboratorë të standardeve europiane, si dhe mjedise çlodhëse dhe argëtuese.
“Investimi është 46 milion lekë të reja. Është në sistemin kapot në veshjen e jashtme, brenda me palestër, me laboratorët, me shkallët e emergjencës si asnjëherë.
Këtu janë stolat, lulishtet, se jemi në punim e sipër. Njëherë e mirë merr fund zgjidhja e gjithë këtyre viteve të lëna pas dore” tha kryebashkiaku Peçi.
Kryetari i Bashkisë u shpreh se së fundmi është rritur ndjeshëm numri i turistëve dhe vizitorëve të interesuar për Tepelenën.
“Është shtuar numri i turistëve vendas dhe të huaj. Mbi të gjitha këtu është gjallëruar dhe jeta. Më shumë kanë filluar dhe po vijnë anglezët.”
Kryeministri nuk ka lënë pas as batutat gjatë takimit me qytetarët në shëtitoren e qytetit.
Qytetari: Evropën e kemi atje lart, do ta prekim së shpejti.
Rama: Ti je i besueshëm se je edhe me PD.
shqiptarja/di