Kryeministri Rama i është drejtuar ndërtesës së kryesisë së kuvendit për të patur një takim tetë a tetë me kreun e parlamentit Ilir Meta.
Ende nuk dihet se kush është fokusi i diskutimeve mes dy kryetarëve të forcave politike kryesore të mazhorancës, por besohet se mund të jetë pikërisht dhe reforma në drejtësi, në kushtet kur edhe raporti i Komisionit të Venecias mbi këtë reformë është bërë publik.
Prej mëse dy muajsh takimet mes Ramës dhe Metës janë bërë të zakonshme e të përjavshme, pasi dy drejtuesit e mazhorancës janë mbledhur shpesh herë për të diskutuar për çështjet më të ndjeshme të qeverisjes dhe reformat që janë marrë.