Kryeministri Edi Rama do të nisë axhendën e takimeve zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me diasporën shqiptare në metropolin amerikan.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama ka bërë publike një pjesë të axhendës së tij në vizitën zyrtare disa ditore në Amerikë.
“Vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara nis nga Nju Jorku, me një takim të veçantë me diasporën shqiptare në metropolin amerikan, për të lançuar edhe projektin e Samitit të Parë Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, në nëntor të këtij viti në Tiranë”, shkruan Rama.