Kryeministri Rama do të jetë në Amerikë më datat 13 dhe 14 prill për një takim zyrtar me Presidentin e SHBA-ve Brack Obama. Lajmin e ka konfirmuar deputeti Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetin social.
“Me 13-14 Prill, Kryeministri Edi Rama do te jete ne Shtepine e Bardhe per nje takim zyrtar me Presidentin Barak Obama.” shkruan Taulant Balla.
Shefi i mazhorancës shqiptare ka pasur takimin e parë me Obamën në shtator të 2013-ës, ku mori pjesë në pritjen e organizuar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë për krerët e delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.