• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

by A R
29/02/2024 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ambicia e Shqipërisë është që në muajin qershor të aplikojë për të hyrë në zonën e përbashkët evropiane të pagesave euro. Nëse kjo arrihet tha Rama, në xhepat e qytetarëve do të kursehet mbi gjysmë miliard euro.

“Shqipëria është e gatshme për të punuar pareshtur me të gjithë të tjerët për të ecur drejt zonën së përbashkët të pagesave euro dhe tregut digjital. Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të pagesave do ulim  me 6 herë tarifat e qytetarëve tanë që jetojnë jashtë për transfertat dhe transaksionet. Vetëm me këtë ne mund të kursejmë rreth gjysmë bilion euro në xhepat e njerëzve. Ne duam të jemi gati në qershor gati për aplikim tonë nëse ulim me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve në kufijtë tanë rajonal dhe të BE. Ne e kemi nisur këtë me Ballkanin e Hapur pikërisht për të përshpejtuar këtë proces”, tha Rama gjatë hapjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor lidhur me planin e ri të rritjes së investimeve në rajon.

Rama shtoi se Ballkanin Perëndimor duhet të punojë së bashku që të përfshihet edhe në tregun digjital evropian duke ofruar shërbim interneti falas në zonat publike në 500 bashkitë e rajonit.

“Nëse ja dalim që 500 bashkitë tona t’i përfshijmë në programin e internetit për Ballkanin Perëndimor në hapësirat publike si WiFi për internetin falas në zonat publike ne i çojmë shërbimin në Ballkan në një nivel tjetër. Nëse integrohemi në rrjetin digjital evropian do të nxisim modernizimin duke reduktuar koston”, tha Rama.

Mënyra se si Ballkani Perëndimor të përfitojë nga fondet e BE, për Ramën është që gjërat të bëhen së bashku, në të kundërt shtoi kryeministri “do të dështojmë së bashku”.

“Do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të ecur drejt BE ose do të dështojmë. Duhet t’i japim siguri qytetarëve për të ardhmen dhe këtë duhet ta bëjmë së bashku ose do të dështojmë së bashku. Duhet të kalojmë përtej kufijve dhe konflikteve dhe të shkuarës duke ecur drejt paqes së bashku ose do të bëjmë të kundërt. Kështu duhet të funksionojnë Ballkani Perëndimor. Duhet të ndihmojmë veten që të mos humbin dritaren e hapur nga BE. Ne jemi të vegjël dhe rëndësia jonë në kontinent është gati i e papërfillshme, por së bashku ne mbartin rëndësi dhe potencial të madh. A nuk është ende e qartë se nuk ka një rrugë të shkurtër në këtë drejtim, dhe nuk ka drek falas në BE. Respektimi i shtetit të së drejtës është kusht i padiskutueshëm për të marrë përfitimet nga BE dhe të bëhesh pjesë e tregut të brendshëm të saj. Ka disa kushte që duhen përmbushur nëse duam të marrim për vendet tona fondet shtesë që kanë të bëjnë me planin e ri të rritjes. Në Tiranë ne kemi nevojë për një valë të re reformash dhe duhen përpjekje të përbashkëta që të përfshihen të gjithë aktorët për të arritur objektivat ambicione të këtij procesi. Shqipëria ka bërë përparim domethënëse, por mbetet ende shumë për të bërë për t’u bërë pjesë e BE. Gjysma e asaj që duhet të bëjmë lidhet me shtetin e  së drejtës dhe gjyqësorit”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Opozita e Berishës mblidhet për Belerin, Dule ankohet: Rama ushtron ndikim te gjyqësori

Opozita e Berishës mblidhet për Belerin, Dule ankohet: Rama ushtron ndikim te gjyqësori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In