• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Pukë: Fond për bujqësinë 300 milion euro, do bëjmë rrugën e Gjegjanit

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri Edi Rama nga Gjegjani në Pukë ku ka shpërndarë certifikatat për tokat bujqësore ka premtuar rrugën që lidh bashkinë me komunitetin, projektin e ri të rilindjes së qendrës së qytetit që do të lidhet me liqenin dhe mbështetjen për fermerët në bujqësi me një fond mbi 300 mln Euro.

“Rruga do të bëhet, pasi lidh qendrën e bashkisë me një komunitet të madh. Të gjitha duhen, por me radhën e vet, pasi kemi filluar punën në terren për një projekt të rëndësishëm dhe unë besoj që do të ketë impakt të madh për transformimin e qendrës së qytetit të Pukës.

Qyteti i lënë në harresë që para fillimit të demokracisë, ka potencial të madh për shkak të liqenit. Projekti do të jetë i pazakonshëm sepse do të jetë e dyta bashki e re që qendrën do ta ketë të lidhur me liqenin si Belshi.

Liqeni, pasuri e madhe dhe ne me siguri do ta kthejmë këtë në një fuqi ekonomike të rëndësishme, pasi do të bëhet motor i transformimit të Pukës nga një zonë e harruar në një destinacion të rëndësishëm për Shqipërinë e Veriut dhe besoj që ju jeni ngop duke dëgjuar nga ata që vijnë nga Tirana ‘Puka turistike’ pasi robi këtu bëri cfarë mundi.

Bashkia e re është edhe qytet edhe fshat bashkë, pasi kemi një potencial të madh njerëzor dhe ekonomik me atë që kishim me ndarjen e vjetër, ku njësitë ishin shumë të vogla dhe të fragmentuara” tha ndër të tjera Rama.

Mbështetja për fermerët është e madhe, tha Rama, pasi në dispozicion të tyre është një fond 300 mln Euro për investime.

“Buxheti i shtetit e ka të pamundur të mbulojë nevojat e cdo familje në fshat. Gjermania e Franca, kur vjen puna tek bujqësia nuk bazohen vetëm te buxheti i shtetit, por format alternative.

Ne kemi garantuar një fond, me aq sa buxheti i shtetit nuk do të mblidhet në 50 vjet. Janë  300 milionë Euro të mundshme për t’u marrë. Duhet të nxisim këtë proces te fermerët në këtë drejtim“.

Rama në vazhdim të komunikimit të tij me qytetarët tha se jo të gjithë janë të prekur nga ndryshimet.

Sipas tij ka gabime dhe të meta, por qeveria po punon me përkushim dhe rezultat, ndërsa reformat janë të dhimbshme, por të domosdoshme.

“Jam i kënaqur, sa shumë gjëra duhet të bëjë qeveria për komunitetet, pasi ka fshatra që mund të shohin në TV, por te ata nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim. Por dua t’ia them se ashtu sikur fara e grurit prodhon bazën e jetës së njeriut mezi duket kur e sheh me sy, për t’u bërë bukë në tavolinë ka nevojë për kohë, ashtu edhe transformimi i realitetit me një mal me borxhe” tha ai.

Next Post
Festival ndërkombëtar filmi në Korenë e Veriut!!!

Festival ndërkombëtar filmi në Korenë e Veriut!!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In