• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në panairin e Berlinit: Nëse doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri!

by S T
03/03/2025 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Panairin e Turizmit të Berlinit, ku ka theksuar mikpritjen unike që karakterizon vendin. Në një fjalim të tij, ai ka shpërndarë një histori të veçantë mbi traditat e mikpritjes shqiptare, duke përmendur një ligj të lashtë që i atribuohet Shqipërisë mesjetare, sipas të cilit shtëpitë e shqiptarëve janë të hapura për “Zotin dhe mikun”. Rama ka nënvizuar se ky ligj ka ndikuar thellë në formimin e një identiteti të fortë, ku nderimi dhe respekti për mysafirët janë të shenjta.

Ai ka bërë një lidhje emocionuese me historinë e Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria mbrojti hebrenjtë dhe refuzoi të dorëzonte asnjë prej tyre për t’i shpëtuar nga nazistët. “Shqipëria ka qenë dhe mbetet një vend ku kultura e mikpritjes është një vlerë e trashëguar, dhe sot, kjo traditë është e pranishme në çdo kënd të vendit,” u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:
A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që deklaron shtëpitë tona i përkasin zotin dhe mikut. Ndërkohë që një ligj i tillë është shkruar në Shqipërinë mesjetare është bërë pjesë përbërëse e jetesës së Shqipërisë, thelbi i asaj që ne e quajmë pritje, që në anglisht duket si shkrirje harmonike e Shqipërisë dhe mikpritjes, por në shqip do të thotë të bësh të pamundurën për të nderuar emrin, shtëpinë dhe mikun. Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë luftës së dytë botërore, kur Shqipëria mbrojti hebrenjtë, duke u bërë i vetmi vend në Evropë që pati më shumë hebrenj pas luftës se para saj. Ne kemi qenë dhe jemi ende një vend myslimanësh, të krishterësh, ortodoks dhe kur u përballëm me zgjedhjen midis hebrenjve dhe djallit, parardhësit tanë qëndruan krah hebrenjve, duke refuzuar që të dorëzonin qoftë edhe një frymë të vetme te nazistët. Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën këtë prej vullnetit të zotit, dhe duke hapur dyert ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Nëse doni të ndiheni se si është të jesh si perëndi, ejani në Shqipëri. Nëse doni të takoni drejtues taksish që sillen si perëndi shkoni në Greqi.

Next Post
“400 mijë gjermanë na vizituan në 2024”, Rama nga Berlini: Ishim Koreja e Veriut të Europës kur u “martuam me Kinën! Sot jemi fuqi turistike

"400 mijë gjermanë na vizituan në 2024", Rama nga Berlini: Ishim Koreja e Veriut të Europës kur u "martuam me Kinën! Sot jemi fuqi turistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In