Kryeministri Rama pasditen e sotme ka qenë në qytetin e Librazhdit nga ku ka prezantuar kandidatin e ASHE-së për këtë qytet, Kastriot Gurra.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri vuri theksin te ato gjëra që janë jetike për qytetin. Kryeministri tha se opozita nuk ka model, nuk ka asnjë projekt, ndaj shkon në çdo qytet dhe flet pa asnjë bazë. “A ju kanë propozuar dhe pyetur një herë ata se si është gjëndja e rrugëve, kopshteve, çerdheve, kopshteve, kanalizimeve etj? Ata vetëm dalin dhe shajnë qeverinë, a thua se kjo është alternative që i duhet qytetarit.”, tha Rama.
Kryeministri tha se modeli i PD është ai i Berishës dhe Bashës, të cuilët kurrë nuk çuan asnjë punë deri në fund. Rama tha se “PD thotë na votoni neve që të kthehemi mbrapa”.
Rama u ndal edhe të barazia që tanimë është fakt në Partinë Socialiste. Femrat tani kanë 50% të endeve në listat e këshillave bashkiakë.
Kryeministri Rama tha se Librazhdit do i jepet mundësia që të mos mendojë të iki nga Librazhdi, pasi bashkëpunimi me Gurrën do ta çojë Librazhdin në drejtimin e duhur.









