• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, në Lezhë: Opozita është si “Beni ecën vetë”, bërtet për të trembur frikën e saj

by A R
02/06/2019 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste e ka hapur fushatën elektorale nga Bashkia Lezhë, ku kandidon me Pjerin Ndreun.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se opozita PD-LSI nuk ka asgjë në dorë për ta penguar 30 qershorin, përveçse të shkojë edhe vetë në drejtim të paditur.

Kreu i qeverisë u shpreh se opozita është e përbërë nga dembelë që përtojnë edhe të mendojnë.

Sipas tij, eksponentë të opozitës joparlamentare nxjerrin nga goja vetëm fjalë të ulta. Ai e krahasoi opozitën me personazhin e filmit “Beni ecën vet” i cili këndon nga frika.

“Në Lezhë nisim maratonën drejt 30 Qershorit, që në fakt duket si një betejë pa kundërshtarë. Por është një betejë mes të tashmes dhe së ardhmes. Ne duam t’u lëmë fëmijëve një vend të denjë.

Ndërsa atyre që duan vetëm pushtet për vete, përmes dhunimit të demokracisë, ata kanë frikë nga zgjedhjet dhe prandaj bërtasin rrugëve.

Kanë frikë të vijnë përpara popullit dhe të pranojnë gjykimin e njerëzve me votë. Prandaj kërcënojnë se nuk do t’ju lejojnë të shpreheni me votë.

Ata përbetohen rrugëve se do të na imponojnë një përplasje antidemokratike, përveçse edhe të dënueshme nga ligjet. Por një gje duhet ta themi çdo ditë dhe duhet ta dëgjojnë që të gjithë: Ata që vendosën të ikin nga zgjedhjet, nuk kanë në dorë asgjë tjetër përveçse të ikin në drejtim të paditur.

Zgjedhjet pa opozitën janë antidemokratike vetëm kur opozita pengohet të hyjë në zgjedhje. Por kur ajo vendos vetë të mos hyjë, zgjedhjet nuk janë aspak demokratike. Imagjinoni pak se çfarë rrumpalle do të bëhej ky vend nëse votimet do të shtyheshin prej partive politike” – tha Rama.

Ai tha se paniku po e çon opozitën në një rrugë ku mund të thyejnë vetëm kokën e tyre dhe ndonjë xham, por Shqipërisë nuk mund t’i bëjnë dot asgjë.

“E keni parë filmin ‘Beni ecën vetë’ që këndonte nga frika? Ashtu edhe ata bërtasin për të trembur frikën e tyre nga drejtësia, por nuk trembin dot askënd tjetër.

Paniku i çon ata në rrugën e dhunës, jo trimëria.

Në një sistem demokratik trimëria nuk matet me muskuj, por me kurajon që ke për të bërë reforma” – tha Edi Rama në Lezhë.

/JavaNews/a.rada

Next Post
Eduart Ndocaj tregon për torturat që ka pësuar në burgjet greke

Eduart Ndocaj tregon për torturat që ka pësuar në burgjet greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In