Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar sot kandidatin e saj për bashkinë Korçë, Sotiraq Filon. Në fjalën e tij, zëvëndëskryeministri Niko Peleshi tha se puna në Korçë nën drejtimin e Filos ka qenë fantastike dhe Korça është një qytet model falë punës së Filos dhe mbështetjes së qeverisë.
Kryeministri Rama, kryetri i Kuvendit Meta, zëvëndëskryeministri Peleshi, deputjetja Arta Dade ishin të pranishëm në prezantimin e kandidatit të ASHE-së për Korçën, Sotiraq Filon.
Në fjalën e tiij kryeministri vu theksin në punën e mirë të bërë në 18 muaj siç tha ai dhe shndërrimin që ka pësuar Korça
“Për të gjithë është e qartë. Korça para dy vitesh ishte një shesh betejë mes qeverisë dhe Bashkisë. Njëri shtronte, tjetri zhvishte. Njëri ndërtonte, tjetri prishte dhe qëllonte që gjithnjë ata që prishnin apo zhvishnin ishin ata të Shqupit”,nënvizoi Rama.
“Sot, vijoi Kreu i Ekzekutivit, Korça ndryshoi totalisht në 18 muaj. Juvejeni Parisi i vogël dhe jo më kot ne i kemi dhënë mbështetejn tonë, pasi Korça, duhet dhe mund të bëhet Parisi i Vogël i Shqipërisë.
Zhvillimi social dhe zhvillimit urban shtrihen që nga resurset që ofron rinia, deri tek pasuritë natyrore dhe tek forca e madhe e e vullnetit të njerëzve për të punuar me tokën dhe për të prodhuar përmes saj. Kjo dhe të tjera e bëjnë Korçën një nga territoret më me prespektivë të zhvillimit në Shqipërisë dhe një nga bashkitë që nuk ka asnjë arsye për të mos e rritur me shpejtësi ekonominë familjare dhe rajonale të saj”, nënvizoi Rama.
Duke thënë se kandidatët e PD dhe kryetarët e bashkive të djathta nuk i le SHQUP-i të punojnë, Rama tha:
“Nuk ka ça bënë edhe po të dojë se nuk e lënë ata të Shqupit. Më mori në telefon një nga bashkiakët e Shqupit dhe më tha se kishte probleme me komunitetin dhe kërkoi bashkëpunim, por shtoi se nuk donte të takoheshim në zyrë, pasi e shikonin ata të shqupit. Po ku ta takojë këtë zotëri, në liqenin e Pogradecit, si polumbar, apo në pyjet e Voskopojës”
Ndrësa kryetari i kuvendit tha gjithashtu se më 21 qershor nuk duhet të votojmë PD-në, pasi kandidatët e saj dhe vetë ajo është bllokuese për komunitetin.
“Opozita ka të gjitha hapësirat e duhura në Kuvend, si asnjëherë më parë për të bërë opozitën që kërkon. Prandaj dhe zgjedhjet e 21 Qershorit janë thelbësore për komunitetet, pasi Bashkitë duhet të ecin në drejtimin e duhur dhe jo të bllokohen nga ambiciet politike”, nënvizoi Meta.
“Për veprat që janë bërë deri më tani në Bashkinë e Korçës, dua të falenderojë Niko Peleshin dhe Sotiraq Filon. Dua të shpreh bindjen time se koalicioni do të ia dalë të fitojë. Nuk ka sot asnjë ekonomi në Europë që të jetë në atë gjendje që dëshirojnë qytetarët e atij vendi, por ne po përpiqemi të rrisim punësimin dhe jam besimplotë që edhe Bashkia e re, shumë më e madhe se ajo ekzistuese, pasi do i bashkohen dhe njësi të tjera, që ishin komuna, do të kenë më shumë resurse për të realizuar një projekt të madh qytetar”, tha kreu i LSI-së.
Arta Dade, Deputete e Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, tha se qyteti i serenatave është vendi i artit dhe i kulturës.
“Vendi i arsimit dhe dritës së dijes. Korça edhe pse nuk lind në të, të bënë ta duash, dhe vlerat e Korçës janë ato që do të na çojnë drejt integrimit europian. Ne do bëjmë atë çka është më e mirë për Korçën. Fitore dhe begati për Korçën. 50% gra në këshillin bashkiak”, tha Dade
“Nga kulla qe e kanë sharë do bëhen fjalime. Korça sot nuk është qytet i korçarëve por është qyteti i preferuar i gjithë shqiptarëve. Jemi duke mbyllur rikonstruksionin dhe disa projekte që kanë qenë ëndrra e disa viteve për qytetarët. Gjej momentin të inkurajoj gjithë biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh të investojnë në këtë qytet që e ka hipotekuar të ardhmen e tij. Parku është një nga parqet më të bukura në Shqipëri. Ëndrra ime u kthye në një projekt të bashkisë dhe sot po kthehet në realitet. Korça i ka të gjitha mundësitë të kthehet në qendrën më të rëndësishme të Shqipërisë Juglindore. Projekte të mëdha kalojnë në Korçë, projekti i gazsjellësit TAP. Ky projekt do e lidhe Korçën me Beratin dhe Vlorën në një distancë 3 herë më të vogël sa është sot. Nesër do jetë qyteti me papunësinë më të vogël në Shqipëri”, tha Peleshi.









