• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama në Kinë: Projekte konkrete për sektorë të rëndësishëm

by A R
25/11/2015 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fokus të punimeve në Samitin Ekonomik Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore në Suzhou të Kinës, ishte forcimi i bashkëpunimit me përfitim reciprok mes 16 vendeve të EQL dhe Kinës, në përpjekjet e përbashkëta për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama i pranishëm në këtë samit thekson se “në vitin e tyre të 66-të, marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë, janë në një moment mjaft pozitiv dhe po forcohen në drejtime të reja; Nisma 16+1 si edhe ajo Belt and Road, janë dy platforma të tjera që i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të këtyre marëdhënieve, sidomos në aspektin ekonomik. Gjithashtu, binjakëzimi i qytetit Shantou, ku nis Rruga e Mëndafshit në Kinë, me qytetin e Durrësit, jo vetëm do të shtrojë më tej rrugën për zhvillimin e portit të Durrësit, por do të çelë një fazë të re në rritjen e investimeve ku moment me rëndësi të veçantë përbën ndërtimi i Zonës Ekonomike me Parkun Industrial të Spitallës”.

rama samiti kine

Shefi i qeverisë shqiptare bën të ditur se “nga ky takim i katërt pritet të nisin projekte të reja konkrete në sektorë me rëndësi të veçantë në zhvillimin e gjithë rajonit si energjia, turizmi, bujqësia dhe infrastruktura. Po ashtu, Shqipëria së bashku me Malin e Zi, si edhe me Bosnie-Hercegovinën dhe Kroacinë, janë koordinuar për financimin e Autostradës Adriatike-Ioniane, e quajtur ndryshe “Korridori i Kaltër”.

Në fjalën e tij ditën e djeshme në samit, Rama siguroi se qeveria shqiptare do të mbështesë dhe do të angazhohet për të përmirësuar më tej cilësinë dhe efikasitetin e këtij partneriteti.

Kryeministri vlerësoi se Axhenda e aprovuar nga ky Samit do të shërbejë si udhërrëfyes për bashkëpunim të qëndrueshëm në të ardhmen. Kryeministri theksoi se është i nevojshëm identifikimi i perspektivave të reja ndërmjet 16+1, për të përkufizuar më mirë marrëveshjen shumëpalëshe midis Kinës, Europës dhe vendeve qendrore e lindore europiane.

rama ne samit

Rama vlerësoi se rezultatet dhe rekomandimet e Samitit janë një hap domethënës përpara për inkurajimin e një bashkëpunimi sa më të ngushtë e të frytshëm mes vendeve. “Besoj se rezultatet dhe rekomandimet e samitit janë një hap domethënës përpara për realizimin e qëllimeve të nismës dhe besoj se aksionet e ndërmarra dhe të planifikuara inkurajojnë një bashkëpunim më të ngushtë dhe e bëjnë më të lehtë për ne për të punuar së bashku për të mirën e komuniteteve tona”.

rama ne kine

Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, në takim do të miratohen dy dokumente, të cilat do të ndërtojnë një platformë bashkëpunimi në fusha të ndryshme si dhe do të planifikojnë mekanizmat e bashkëpunimit.

– Agjenda Afat Mesme (MTA) për Bashkëpunim

– Udhëzuesi i Suzhout.

Qëllimi i këtij Samiti është që vendet e përfshira në të:

– të përmirësojnë infrastrukturën e rajonit dhe ndërtojnë një rrjet të sigurt dhe efikas të rrugëve tokësore, detare dhe ajrore,

–të thellojnë besimin politik dhe përmirësojnë bashkëpunimin midis tyre në një nivel më të lartë,

– të mbajnë lidhje më të ngushta ekonomike, rritin shkëmbimet tregtare dhe lehtësojnë investimet,

– të krijojnë një rrjet të zonave të tregtisë së lirë me standarde të larta,

– të zgjerojnë shkëmbimet kulturore dhe njohin qytetërime të ndryshme për të mësuar nga njëri-tjetri,

– të promovojnë mirëkuptimin e ndërsjellët, paqen dhe miqësinë midis njerëzve të të gjitha vendeve.

Tradita e këtij takimi nisi në Varshavë, në vitin 2012 dhe më pas vijoi me takimet në Bukuresht dhe Beograd, duke zgjeruar gjithnjë e më shumë platformën për bashkëpunim.

ATSH

Next Post

Media serbe: Në Berlin ministrat Bushati e Thaçi bënë sherr me Daçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In