• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Në gurin e varrit, do doja epitafin; piktori më i mirë midis kryeministrave dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve

by A R
16/01/2022 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama duke folur për gazetën prestigjioze ‘Financial Times’ mbi strehimin e afganëve në Shqipëri, është pyetur edhe se cili do të preferonte të ishte epitafi mbi gurin e varrit të tij. Rama ka theksuar se nëse do të kishte një epitaf në gurin e varrit të tij, ajo do të ishte; “piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”. ‘Financial Times’ veçon edhe zyrën e kryeministrit të mbuluar me stilolapsa, ku ai pikturon teksa dëgjon gazetarin i cili e pyet për strehimin e afganëve në Shqipëri por edhe për pasionin e tij për pikturën. Kur e pyes se si gjen kohë për të pikturuar duke drejtuar një vend, përsëri ngre një vetull. “Nuk gjej kohë”, thotë ai.

“Unë kurrë nuk pikturoj veçmas nga ajo që bëj çdo ditë, që është puna ime, në këtë tryezë. Kur jam në takime ndërkombëtare vizatoj duke qenë i vëmendshëm. Njerëzit ndonjëherë kanë përshtypjen se nuk po i dëgjoj, ose nuk më intereson ajo që thonë, gjë që nuk është e vërtetë. Njerëzit që vizatojnë gjatë takimeve, kanë më shumë fokus në atë që diskutohet – dhe janë më pak të stresuar nga ajo që diskutohet”, shprehet Rama.

Strehimi i afganëve

Njeriu që mori vendimin për të pranuar afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë, e mbuluar me shkumësa dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është një ish-pedagog i Akademisë së Arteve, i cili ka ekspozuar punën e tij edhe gjatë kohës si kryeministër.

Kur e pyes pse ai doli vullnetar në marrjen e afganëve në takimin e NATO-s disa muaj para rënies së Kabulit – kryeministri Rama duket paksa i acaruar për sugjerimin tim të nënkuptuar se ai bëri diçka të veçantë.

“Pse? Pse çfarë? Nuk bëhet fjalë për t’u dhënë strehë njerëzve në përgjithësi. Bëhet fjalë për këtë popull të veçantë, popullin e Afganistanit, dhe jo të gjithë ata, por ata që u angazhuan në [ndërtimin] e një Afganistani më të mirë.”

Më saktësisht, thotë ai, në takimin e NATO-s duhej të bënin plane për afganët që do të konsideroheshin ‘tradhtarë’ nga talebanët. Kryeministri Rama thotë se shqiptarët e kanë përjetuar luftën.

“Ne kemi vuajtur vetë. Për ne lufta, arratisja nga regjimet vrastare, kanë qenë pjesë e jetës sonë, nuk është Netflix,” thotë ai, duke kujtuar luftën e Kosovës në vitin 1999, kur gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës u strehuan në Shqipëri.

Procesi i integrimit në BE

Rama u tërhoq nga karriera e tij në vitin 1999 për t’u rikthyer nga Parisi dhe për t’u bërë ministër i Kulturës që shënjon edhe hyrjen e tij në politikë. Tani është në mandatin e tij të tretë të qeverisjes si kryeminisrtër. Që nga fundi i viteve 1990, Shqipëria simbolizonte kaosin por tani ajo është kthyer në një nyje stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Në muajt e fundit Rama ka qenë i hapur duke i kërkuar rajonit t’i rezistojë propozimeve nga Rusia dhe Kina.

Ai beson në idenë e anëtarësimit në BE, pavarësisht vonesave të pafundme në procesin e anëtarësimit. “Ne kemi konsumuar të gjitha ‘historitë e dashurisë’ më parë dhe martesat,” thotë ai në një referencë të nënkuptuar ndaj aleancave të epokës komuniste të Shqipërisë me Rusinë dhe Kinën. “Pra, ne jemi duke kërkuar për një martesë të re.”

Next Post
“Nëse s’je i vaksinuar, i thua shnet turneut”/ Edhe Taulant Balla reagon për dëbimin e Gjokoviçit

“Nëse s’je i vaksinuar, i thua shnet turneut”/ Edhe Taulant Balla reagon për dëbimin e Gjokoviçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In