Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dibër në kuadër të fushatës elektorale. Ai tha se shumë shpejt do të kryhen procedurat e tenderimit për Rrugën e Arbrit.
“Rruga e Arbrit, është çështe ditësh. Ministria e Financave do të japë miratimin për hapjen e procedurës së fundit, tani duhet hapur leja dhe besoj se brenda 2 javëve të para të Qershorit, do të hapet dhe pas 45 ditësh nis procedura e kontratës. Dhe pas kaq ditësh llafesh, Rruga e Abrit do të fillojë të rindërtohet dhe të krijohet lidhja me Tiranën si me rrugët europiane”. /a.m.