• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Në Berlin kërkova atë ç’ka Shqipëria meriton

by Java News
30/04/2019 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se Shqipëria do të ketë hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në përfundim të Samtit të Berlinit kryeministri tregon per top channel rezultatet e tij si dhe ka nje mesazh per ata qe komentuan se ku takim ishte nje deshtim per shqiperine

Muhamed Veliu: Zoti kryeministër keni mbetur i kënaqur apo i zhgënjyer nga Samiti i Ballkanit Perëndimor këtu në Berlin?

Kryeministri Edi Rama: Jam i mahnitur nga reflektimet e Samitit ende pa mbaruar Samiti në kazanet lokalë jo vetëm në Tiranë, por edh enë Prishtinë. Mund t’ju them me plotë gojë e pa një fije dyshimi që jam i kënaqur. Jam i kënaqur nga takimi me kancelaren. Nga dialogu dhe përfundimet e gjithë takimit intensiv që u zhvillua më pas mbi procesin dhe normalizimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Jam i kënaqur nga takimet e sotme me kryetaren e Andrea Nahles, dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul

Muhamed Veliu: Zoti kryeministër çfarë arriti ky Samit?

Kryeministri Edi Rama: Përsa i përket Shqipërisë, përveç takimit bilateral me kancelaren Merkel dhe takimit që përmenda edhe nga takimi me presidentin Macron, mund t’ju them se qasja ndaj Shqipërisë dhe këndvështrimi mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë, janë absolutisht në drejtimin e duhur. Ka vetëm një detaj, që lidhet me procesin e brendshëm të Bundestagut që duhet ta shqyrtojë çështjen bazuar në raportin e Komisionit. Por ama, kush thotë që u mbyllën dyert për negociatat, apo që Shqipëria nuk do t’i çelë zyrtarisht negociatat këtë vit, thjesht thotë atë që dëshiron. Fatkeqësisht, njerëz të dëshpëruar, të cilët duan patjetër dështimin e Shqipërisë, ashtu siç edhe duan dështimin e dialogut me Serbisë dhe Kosovës nga ana tjetër, por që me siguri gabojnë dhe duke i mishëruar u them të gjithëve që Shqipëria nuk do të dështojë dhe ne do t’ia dalim.

Muhamed Veliu: Cili ishte qëndrimi i Presidentit Macron për sa i përket çeljes së negociatave?

Kryeministri Edi Rama: Nuk dua të bëj komente në lidhje me diskutime që prezumohen se janë diskutime mes drejtuesve të shteteve dhe nuk janë për publik, por dua t’ju them vetëm kaq: Që Shqipëria nuk do të dështojë këtë vit, ashtu siç e dëshirojnë me patjetër ata të cilët kujtojnë se do të ndërtojnë suksesin e tyre mbi dështimin e Shqipërisë. Nuk e marrin dot Shqipërinë as peng e as me vehte në rrugën drejt të panjohurës dhe faktikisht drejt theqathjes politike ku kanë hyrë.

Muhamed Veliu: Dje ju pyeta se çfarë do t’i kërkonit kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, u përgjigjët le të ndodhë takimi, pastaj do ju ja përgjigje. Cila është përgjigjia juaj sot?

Kryeministri Edi Rama: Unë u kam kërkuar atë që Shqipëria meriton, mbështetje për çeljen zyrtare të negociatave. Ne kemi një vit që punojmë dhe punojmë me një proces që zakonisht ndodh kur çelen negociatat dhe faktikisht jemi në atë proces me mirëkuptimin e vendeve anëtare që Shqipëria është në një fazë të re, por tanimë ka ardhur koha që të zyrtarizohet çelja e negociatave. Këtë kam kërkuar dhe këtë kërkoj deri në fund. Jam besimplotë që ne do ia dalim.

Muhamed Veliu: Në përfundim të Samitit zoti kryeministër, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë kanë shpërthyer deklarata dhe komente duke e quajtur Samiti një dështim për Shqipërinë dhe po ashtu edhe për Kosovën. Si i shikoni këto komente?

Kryeministri Edi Rama: Janë politikë e brendshme, janë politikë për politikë. Janë deklarata që synojnë të flasin me pjesë të elektoratave, ndërkohë që unë nuk e kam as këtë qasje dhe as këtë problem. Unë u flas drejtpërdrejtë shqiptarëve, atyre të Shqipërisë u them se vendi nuk do të dështojë dhe atyre të Kosovës u them që ka një zhvillim të ri shumë pozitiv, që kancelarja Merkel dhe presidenti Macron janë anagzhuar personalisht dhe Gjermania dhe Franca do të përfshihen në një proces intensiv dialogu pa kushte dhe pa paragjykime. Është diskutuar për çështjen e shumëpërfolur të kufijve dhe është thënë se nuk mund të ketë kufij etnik, gjë që e kemi përjashtuar që të gjithë. Por ama nuk do të ketë asnjë paragjykim dhe asnjë parakusht në dialogun që do të vazhdojë.

Muhamed Veliu: Gjatë takimit që patët me kancelaren Merkel, a u diskutuan problematikat e brendshme që ka Shqipëria?

Kryeministri Edi Rama: Mund t’ju them që qoftë në takim me kancelaren, qoftë në takim me nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, u diskutua fare kalimthi dhe nuk ka asnjë ekuivok, djegia e mandateve është e patolerueshme, mospërfshirja në zgjedhje është e patolerueshme. Dhe çka mund të shtoj nga ana ime është se: Kemi qenë dhe jemi gjithnjë të gatshëm për dialog, por asnjëherë nuk do të negociojmë Kushtetutën dhe ligjet Shqipërisë. Boll më me zgjidhje ekstra që na kanë kthyer në po të njëjtat probleme ekstra.

g.kosovari

Next Post
Emigrantët nga Lindja/ Policia europiane zbarkon në Kapshticë

Kontrolli i përbashkët i kufijve mes Shqipërisë dhe BE, marrëveshja me Frontex hyn nesër në fuqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In