• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama në Abu Dhabi: Firmoset sot marrëveshja për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë e Italisë

by A R
15/01/2025 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të mërkurë se ndodhet në Abu Dhabi ku do të finalizohet një marrëveshje trilaterale mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Bëhet fjalë për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë e Italisë si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri.

“Për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Së bashku me kryeministren e Italisë, miken e shtrenjtë Giorgia Meloni, me ftesë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një tjetër mik i posaçëm, sheiku Mohammed bin Zayed finalizojmë marrëveshje trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë e Italisë si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri. Lidhja do të ketë një pronësi të trefishtë dhe do të mbështetet nga investimet domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë”, tha Rama.

Sipas Ramës, kjo marrëveshje shkon në funksion të ambicies së qeverisë për t’u bërë të pavarur nga importi si dhe i jep një rol së shpejti Shqipërisë për t’u bërë eksportues në Bashkimin Europian.

“Shqipëria është sot vendi me kapacitetin më të lartë të vetëprodhuesve familjarë, apo të bizneseve nga energjia diellore në rajon. Energjia e prodhuar nga dielli ka kaluar nga zero përqind në afro 10 përqind të prodhimit tonë të brendshëm energjetik dhe plani ynë është të arrijmë në 30% brenda mandatit tonë të katërt”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon që nuk e rriti çmimin e energjisë gjatë krizës 2022-2023 dhe nga 1 Shkurti vendi “do të bëhet zyrtarisht i vetmi vend europian që ul çmimin e energjisë, jo pak por 10.5%”.

Rama theksoi se me këtë lëvizje qytetarëve u kursehen 31 milionë Euro në vit nga fatura e energjisë elektrike.

Next Post
Sa kushton në zgjedhjet e 11 majit identifikimi elektronik? Përgjigjet nënkomisionerja e KQZ-së

Sa kushton në zgjedhjet e 11 majit identifikimi elektronik? Përgjigjet nënkomisionerja e KQZ-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

EMRI / Atentat mafioz në Itali, ekzekutohet brenda në makinë 25-vjeçari shqiptar

February 14, 2026
I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

I gjenden arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 63-vjeçari në Bërzhitë

February 14, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Paralajmërimi i Guterres: Ekonomia globale duhet të kalojë PBB-në për të shmangur katastrofën planetare

February 14, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Dita e dytë e Konferencës në Mynih, Rubio: SHBA-të do të mbeten gjithmonë një “fëmijë i Europës”

February 14, 2026
Bota e së djeshmes

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In