• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Ndryshe nga rasti i Tahirit, për Ahmetajn prokuroria solli dosje voluminoze

by Java News
14/07/2023 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për votimin e Kuvendit për ti hapur rrugë SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Kryeministri Edi Rama tha se iu vu para një dosje voluminoze dhe nuk mund të ndalonin SPAK që të kryente arrestimin e ish-ministrit ndryshe sic ndodhi me rastin e Tahirit kur socialistet e refuzuar autorizimin per arrestimin e tij.

‘Kjo histori është e vështirë të tregohet si sukses, sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar, dënuar e hetuar. Arbën Ahmetaj nuk është një bashkëpunëtor i largët me mua, është një nga bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë. Nuk më takon mua të them nëse është fajtor apo i pafajshëm por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë kur kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar, kjo e sotmja duhet të autorizuar pa asnjë dyshim,. Na u vu para dosja e një punë voluminoze hetimor. Gjykata do ta thotë. Ajo dosje krijon dyshime se dyshime të mjaftueshme që mos ta ndalojmë SPAK për kontroll. Është në dorë të drejtësisë nëse është një rast fajësie apo pafajësie.’- tha Rama.

Rama tha se para ligjit PS nuk mbron askënd, asnjë që fryn xhepin me buxhetin e shtetit.

“Sot ne votuam një kërkesë të SPAK, ishte një tjetër test për ne. Si nismëtarët e Reformës në Drejtësi kush më ka dëgjuar qysh në krye të herës e ka ditur se e kam kërkuar me ngulm këtë gjë. E kam menduar shumë mirë çfarë flas dhe kam menduar shumë mirë ç’kam thënë.

Kam pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të gjunjëzuar para dikujt në pushtet, një kulturë që Shqipëria e ka pasur qysh në krijimin e vetë. Që kur e kemi bërë këtë reformë nuk kishte ndodhur kurrë. Kur një njeri me pushtet është dënuar si ish kryeministri Fatos Nano ishte rasti i fundit i traditës shqiptare e burgosjes së kundërshtarit politik.

Diktatura ishte shëmbëlltyra e drejtësisë sipas oreksit të të parit. Nuk kam folur për të qenë në rregull me manualin e komunikimit si paraardhësit e mi, jam përpjekur pa pushim që ta miratoj atë, edhe pse ka pasur kosto dhe kur ndodh kur ajo funksionon në ndonjë formë jo fort bindëse.

Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe para atyre, unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon me këtë besim duke thyer mandatin e votuesve tanë dhe të besimit tim me një mundësi për të fryrë xhepin me anë të pushtetit.

Unë jam gati të mbaj pa asnjë ankim, baltën pa ankim që kundërshtarët që më hedhin në surrat e në gjoks prej vitesh. Por nuk kam qenë, nuk jam e nuk do të jem kurrë gati të mbaj mbi shpinën e partisë socialiste askënd që e kujton shpinën e madhe të familjes sonë politike, kurrizin e një kali.”- tha Rama.

/f.stafa

Next Post
U emërua ministër i Brendshëm, profili i Taulant Ballës: Nga kabineti i Nanos tek zëvendës i Ruçit

Kuvendi e votoi si ministër të Brendshëm, Taulant Balla betohet nesër para Presidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

Vendimi i GJK, gazetari: SPAK u merrte njerëzve telefonin në rrugë dhe nxirrte të dhënat në pazar, tani kufizohen

January 16, 2026
Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

January 16, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, zbardhet axhenda e plotë

January 16, 2026

Nga monarkistët te muxhahedinët, kush janë grupet opozitare që sfidojnë Ajatollahun në Iran?

January 16, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In