• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama nderohet me “Honoris Causa” në Turqi

by A R
20/11/2015 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Kryeministri Edi Rama u nderua me titullin “Honoris Causa”, nga një prej universiteteve më të mirënjohura të Turqisë, ITY.

Kryeministri në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar në nder të tij theksoi se nëpërmjet bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh në Ballkan, të gjitha vendet së bashku kanë mundësinë historike t’i japin një vlerë të veçantë paqes, duke veçuar marrëdhënien e veçantë shqiptaro-turke si një aset i pazëvendësueshëm, në këtë drejtim.

Kryeministri Rama vlerësoi ndër të tjera se më shumë se kurrë qytetërimit i nevojitet aleanca e mendjeve dhe zemrave të bashkuara për një rend botëror ku ka më shumë respekt dhe barazi për njëri-tjetrin dhe për kulturën e gjithsecilit.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për këtë mikpritje prekëse, e cila është një shembull i vogël i miqësisë së madhe mes dy popujve tanë. Një miqësi, që edhe sot ndihet në ajër më të gjithë dinamizmin e vet. Është një miqësi kohësh të vështira, si ajo e luftës në Kosovë, për të cilën populli shqiptar do t’i jetë përherë mirënjohës popullit turk. Në këtë kohë paqeje me bashkëpunime dypalëshe dhe shumëpalëshe në Ballkan, kemi mundësinë historike që ta bëjmë paqen, një paqe që ia vlen të jetohet, ku besoj se miqësia dhe marrëdhënia e veçantë shqiptaro turke është një aset i pazëvendësueshëm”, tha Rama.

Unë, vijoi kreu i qeverisë shqiptare, “kam pasur privilegjin që t’i përjetoj edhe përgjatë kësaj dite intensive në Stamboll ku mu dha mundësia të takohem edhe me Presidentin Erdogan dhe të diskutojmë për perspektivën e gjallë të së ardhmes”.

“Sigurisht që, ndryshimi që sjell arti është në mundësitë e reja që u krijon njerëzve për të ëndërruar, ndërsa ndryshimi që sjell politika është në rrugët e reja që hap për t’i bërë ëndrrat realitet”, nënvizoi Rama.

“Politika ka magjinë që mund të mbledhë njerëz të formimeve nga më të ndryshmet, duke krijuar një tablo me shumë ngjyra, një tablo të madhe të përpjekjeve të popujve për të shkuar përpara dhe kur formimet janë krejtësisht të ndryshme, por dhe kur janë shumë të ngjashme siç ishte formimi i Margaret Thatcher që ishte kimiste dhe Angela Merkelit që është PhD në Kimi”, tha Rama.

“Te kjo pasuri kulturore unë shoh një nga arsyet e bindjes sime, se në këto ditë të vështira për botën, por edhe me shumë në ditët në vijim përveç aleancës së armëve, qytetërimit tonë i nevojitet aleanca e mendjeve dhe zemrave të bashkuara për një rend botëror ku ka shumë më tepër barazi, në respekt për njëri tjetrin; ku ka shumë më tepër barazi në respekt për shanset e çdo qenie njerëzore dhe padyshim ku ka shumë më tepër barazi dhe respektin për kulturën e gjithsecilit”, u shpreh kryeministri Rama.

“Ky universitet është një nga shembujt e gjallë të ambicies së Turqisë së sotme, një shtet modern, i cili duhet të mbajë mbi supe një rol posaçërisht të rëndësishëm në rang global, në kohëra kur duket sikur po përballen qytetërimet dhe kur feja islame është njëkohësisht në shënjestrën e barbarëve që pretendojnë se janë të kësaj feje dhe të injorantëve që akuzojnë islamin se krijon barbarë”, theksoi Rama, duke sthuar se, “Turqia është vendi që vërteton më së miri këtë që thashë”.

“Nuk ka nevojë të njohësh thellë historinë, mjafton të shkosh në Sultanahmet apo Ortakoy për ta kuptuar pa pasur dhe nevojë të hulumtosh më gjatë shumë hapësira të tjera nga pjesa europiane e Stambollit, te dhjetëra monumente të njerëzimit të besimeve të llojeve të ndryshme në Anadoll. Fatkeqësisht edhe sot e gjithë ditën ka jo pak njerëz në Europë që nuk arrijnë të kuptojnë se forca e Turqisë së sotme është tek politika, po aq sa është tek kultura, tek pasuria e saj kulturore. Te kjo pasuri kulturore unë modestisht besoj se gjenden dhe rrënjët për të orientuar drejt të gjithë fuqinë tonë të përbashkët kundër terrorizmit që sot zgjat duart e përgjakura në Ankara dhe në Paris”, përfundoi fjalën e tij Kryeministri Rama.

Universiteti ITY një prej universiteteve më të vjetra në Turqi, i themeluar në vitin 1773, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në formimin e brezave të shumë ekspertëve dhe specialistëve, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në ndërtimin e shtetit modern turk.

ATSH

Next Post

Jahjaga: Të verbërit të rrezikuar nga varfëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In