Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e 29 kilometrave të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat.
Postimi i Ramës në Facebook
✅ Ka nisur më në fund edhe asfaltimi në bypass-in e Vlorës 🚧🛣
Janë 29 kilometra të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat (nga Marina në Urën e Shën Elizës) dhe së shpejti edhe me tunelin e Llogarasë, duke bërë të mundur një transformim epokal për krejt zonën, si edhe për Shqipërinë Turistike 2030🌊🌈🌤🏖
#VLORAqëDUAM❤️
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️