• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama ndan detyrat në grupin e PS: Ruçi i ktheu dinjitetin Kuvendit

by Java News
14/09/2017 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fillim të muajit tetor, Partia Socialiste do të mbledhë sërish Asamblenë për të zgjedhur kryesinë e re dhe sekretarët.

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist Edi Rama foli edhe për një marrëveshje mirëkuptimi që do të nënshkruhet mes kreut të grupit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe ministrave, e që më pas do t’i shpërndahet deputetëve. Kjo marrëveshje, sipas Ramës, vendos çdokënd në pozicionin e vet në raport me të drejtat dhe detyrat e tij në parti dhe grup.

Një tjetër nismë e kryeministrit është mbledhja e qeverisë përgjatë një sesioni parlamentar një herë në çdo qark për të punuar bashkë me deputetët, drejtuesit vendorë dhe komunitetin.

Kryesia e Partisë Socialiste i ngarkoi sot Sajmir Tahirit detyrën e koordinatorit në terren për bashkëqeverisje me qytetarët. Rama ka kërkuar respektim të rregullores nga të gjithë deputetët, ndërsa në seancat e të enjtes është kërkuar prania e përhershme nga i gjithë grupi parlamentar.

Grupi Parlamentar i PS-së ka zgjedhur sot kryetarët e 5 komisioneve parlamentare. Ishte vet kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ai që bëri publike këta emra. Ai pohoi se nënkryetare e Kuvendit për PS-në do jetë Vasilika Hysi.

“Asnjë deputet jashtë shtetit, kur ka seancë plenare. Me qëllim që të ulen edhe shpenzimet e qeverisë për vizitat e deputetëve jashtë shtetit”, tha mes të tjerash Balla.

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se Gramoz Ruçi i ktheu dinjitetin Kuvendit të Shqipërisë.

“Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë Gramoz Ruçin, i cili realisht i ktheu dinjitetin sallës së Kuvendit dhe ktheu shpresën se në atë sallë mund të ketë sens dhe rregull, ku mund të flitet për njerëzit dhe jo vetëm për njëri-tjetrin. Dua të nënvizoj edhe një detaj të rëndësishëm: fillimi për herë të parë i seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë që ne do ta respektojmë për 4 vite”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi më tej: “Ne do të shkojmë në sallë për t’ia kushtuar të gjitha minutat njerëzve të zakonshëm, për të respektuar rendin e ditës dhe për të mbajtur të shtrirë dorën ndaj opozitës, pavarësisht nga refuzimi i tyre”.

Në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u vendos që Ulsi Manja do të jetë kryetar i Komisionit të Ligjeve, Erion Braçe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Ermonela Felaj kryetare e Komisionit të Sigurisë, Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Eduard Shalsi kryetar i Veprimtarisë Prodhuese.

Ndërkohë, Milva Ekonomi do të jetë nënkryetare e Komisionit të Arsimit, Elisa Spiropali do të jetë nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë dhe Blendi Çuçi, nënkryetar i Komisionit të Integrimit.

a.ç

Next Post
Skënderbeu nis aventurën, Takaj 100 mijë € shpërblim për të mposhtur ukrainasit

Skënderbeu nis aventurën, Takaj 100 mijë € shpërblim për të mposhtur ukrainasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In