• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rama, misioni për të shpikur vetveten!

by Lorenc Vangjeli
22/09/2025 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në vitin 2013, atëherë kur Rama mendonte për Berishën atë që sot mendon Berisha për të, premtimi thelbësor ishte një: të rilindë Shqipërinë. Në tetë vitet në vijim, meqë Shqipëria nuk kishte qenë asnjëherë e vdekur që të rikthehej sërish në jetë nga politika, Rama konsumoi dy mandate rradhazi duke qeverisur i vetëm. Rezultati kryesor dhe më i dukshëm politik ishte se rithemeloi partinë e tij. Në 2005-ën ky është mision i mbyllur. Nga trashëgimia e dikurshme komuniste në strukturë, në transformimin demokratik e pothuaj liberal të viteve 90-të e deri në 2005-ën, sot PS ka vetëm emrin e dikurshëm të njëjtë. Çfarë kishte mbetur nga rithemeluesit në pluralizëm, çfarë ishte kursyer nga prurjet tre çerek private e kapriçioze të Nanos dhe kush i kishte mbijetuar tranzicionit opozitar të partisë në dy mandate rradhazi në opozitë mbas 2005-ës, janë vetëm foto kujtimesh. PS është njëlloj si PD në krahun tjetër, frut i vullnetit të drejtuesit të saj. Eshtë një repart elektoral që thirret nën armë në fushata dhe që pret në letargji fushatën e rradhës për t’u përdorur si armë elektorale.

Në prolog të mandatit të katër Rama duket se ka vetëm një mision vetjak: të rishpikë vetveten! Herë duke e thënë anash e anash, herë duke e dëshmuar edhe në mënyrë direkte, në të gjitha aktet e tij nga vera e deri në këtë muaj të parë të vjeshës, Rama po sillet si një kryeministër që hyn për sefte në zyrë. Sikur gjithë të tjerët kanë qenë aty dhe ai i ka vëzhguar nga larg dhe po i vlerëson për çfarë kanë bërë keq dhe për çfarë kanë bërë edhe më keq në tre mandate. Kur flet për kontrollin e territorin dhe ndërtimet pa leje, për reformën territoriale apo “reformën” e shezlongjeve, për policinë si çetë të ministrave të brendshëm apo zjarrfikësit si jetimët e harruar, për rrugët problematike apo sigurinë ushqimore, për shëndetësinë apo administratën, e sidomos për “…drejtësinë që ai ka pesë vjet që po e pret të rritet dhe nuk do ta tolerojë më që të bëjë gabime”, Rama duket se po bind dhe veten se sapo ka marrë mandatin e tij të parë dhe po qorton paraardhësit. Jo me gjuhën që përdorte kur i pari ndër ta quhej Berisha, por pak më i moderuar kur flet për Ramën 1, 2 dhe 3 dhe një mori mbrapshtish që duhet të vihen në udhë të mbarë.

Për paradoks, një nga ato paradokse që Ballkani i prodhon shpesh në qeverisje, në shumicën dërmuese të kritikave të tij Rama ka absolutisht të drejtë. Askush më mirë se vetë pacienti, nuk e di se ku i dhemb plaga dhe ku i kruhet e çara. Problemi qëndron tek fakti që në qeverisje, si dhe në çdo qelizë të shoqërisë, suksesi është i “babës”, kurse faji mbetet kopil, pa atësi e pa mëmësi. Problemi është se Rama kërkon të ndryshojë duke përdorur të njëjtën tipologji sjelljeje. Të njëjtin identikit nëpunësi politik të majmur nga pushteti, të kufizuar nga intelekti. Të pakufishëm në servilizëm dhe të trembur nga e nesërmja për shkak të mëkateve të së shkuarës. Qeveria e tij është në thelb e njëjtë me atë që kishte dhe retushi i bërë aty-këtu, nuk ndryshon asgjë. Dhe nuk shërben për të shëruar pakënaqësinë e kryeministrit me vartësit e tij pa cepa e pa thepa, që kanë veshë për të dëgjuar dhe gojë vetëm për të konsumuar. As Diella nuk mund t’i japë shumë dorë e ndihmë në këtë sipërmarrje me gjithë inteligjencën e saj të epërme artificiale. Ajo i shërbeu vetëm si bezja e kuqe për të eksituar instiktin luftarak të opozitës, që humbi rastin për të thënë ato që kishte bërë gati të thoshte Berisha, pararendësi i Ramës në qeveri. Diella i kurseu kryeministrit momentet e sikletshme për të dëgjuar se çfarë ka bërë zëvendëskryeministrja e tij me rrugë, energji e tunele apo sesi kryetari i tij i kuvendit është qenia amorfe dhe ka pesë dosje korrupsioni. E po kështu edhe për serinë e ndihmësve të tij që ka ulur në qeveri, si pjesë e garniturës që ai shpreson se do ta ndihë të rishpikë veten. Për në librat e historisë. Sepse herët a vonë, gjithkush që ka qeverisur në këtë vend, ka bashkëjetuar me pengjet e të shkuarës duke mbetur peng i enigmës së të ardhmes: Çfarë do të thotë historia për mua?

Next Post
Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë, Spiropali në konferencë me diplomatët amerikanë: Veprimet e Rusisë të rrezikshme..

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë, Spiropali në konferencë me diplomatët amerikanë: Veprimet e Rusisë të rrezikshme..

Comments 3

  1. Lili says:
    3 months ago

    Ata që e ngritën Ramën në piedestalin e urrejtjes popullore jeni ju,pseudo gazetarë që i thurët lavde gangsterit,që s’ka dhimbje njerëzore për njerëzit më vulnerabël të shoqërisë…jeton në skamje 80%e popullsisë,pasi 791.000janë pensionistë,pjesa tjetër janë të sëmurë,të pamundur dhe me probleme të mprehta sociale…. vetëm administrata mund të bëjë jetë normale…se çmimet janë të papërballueshme për popullin e varfër.Ti Lorenc Vangjeli je fajtor bashkë me të tjerët..
    E çuar Shqipërinë në një diktaturë të paparë ndonjëherë dhe:Turp t’ju vijë…

    Reply
  2. Builder says:
    3 months ago

    Lorenc nuk lexoheni më.
    Është pafytyrësi nga ju.
    Jeni bërë si fluger, nga fryn era e parasë.
    Mjeshtër për të vënë gjoba.
    Ulje niveli për ne, në se ju lexojmë.

    Reply
  3. ppa says:
    3 months ago

    Vertete L.Vangjeli nuk lexohet me; me pare kur me shfaqej L. Dervishi e kaperceja sic bej akoma dhe sot; te njejten gje kam filluar te bej me shkrimet e L.Vangjelit…..lere pastaj kur te shfaqet nga studio ne studio!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In