• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Takohen krerët e koalicionit qeverisës, në fokus Drejtësia dhe Dekriminalizimi

by A R
23/10/2015 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krerët e koalicionit të majtë kanë zhvilluar një takim informal për të diskutuar mbi situatën politike në vend,për reformën e drejtësisë, procesin e dekriminalizimit si dhe strategjitë e ardhshme politke që do të ndiqen.

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta ishin dhe të parët që iu drejtuan takimit, i cili më pas u shtua me prezencën e Kreut të grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi, atij të LSI Petrit Vasili, kryesuesit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafajt dhe po ashtu edhe Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.

I pari që la takimin ishte Ilir Meta. Ai tha se në fokus të bisedave ishte reforma në drejtësi në kushtet kur ditën e shtunë do të prezantohet dhe drafti i ekspertëve në Komisionin e Venecias.

Gazetarët e pyetën Metën nëse i qëndron deklaratës së dhënë më herët se ka nevojë për “impulse të reja” në kabinetin qeveritar dhe përgjigjja ishte: Impulset duhen në çdo moment. I pyetur për letrën e Kontrollit të Lartë të Shtetit që i kërkon Kuvendit ngritjen e një komisioni ekspertësh për hetimin e çështjes ”CEZ”, Meta tha se ende nuk e ka marrë një letër të tillë.

Në daljen e tij nga takimi, kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi tha se në takim u fol për mundësinë që brenda javës të miratohet ligji për dekriminalizimin. Disa  ditë më parë kreu i komisionit të posaçëm për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi tha se ishte gjetur konsensusi me qeverinë për shenjat e gishtërinjve si kusht për këdo që është apo do t’i futet politikës. Bërja e testit të drogës është një tjetër kërkesë e opozitës për të cilën Ruçi tha se janë duke vijuar bisedimet për të dalë me një draft të përbashkët.

Next Post

Qepa e hudhra, viagra natyrale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In