• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, Meta e Basha, zakonisht nuk është ashtu siç duket

by Lorenc Vangjeli
29/07/2016 07:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ekspertët e kriminalistikës kanë një shprehje të preferuar: kurrë mos i beso provave që duket se ulërijnë përpara syve! Sepse një gjë e tillë mund të afrojë shumë lehtë një realitet të gënjeshtërt. Kjo vlen kryesisht për ata që duan të gjejnë rrugën më të shkurtër dhe më të thjeshtë. Dhe çfarë ndodh që është e vërtetë për një krim të zakontë, mund të jetë gjithashtu e vërtetë edhe për një zeje sipërore të njeriut dhe një art më vete siç është politika.
 Në Shqipëri, politika, kjo zeje dhe ky art është ende i papëkryer. Eshtë spontan dhe amator. Janë ende shumë të rrallë njerëzit që merren me të, ndonëse ata që paguhen si të tillë janë me dhjetra. Nuk është fjala për ata që, fjala vjen kanë një mandat deputeti në xhep dhe që kur ndodh të flasin, i nisin fjalitë me: “Ne, tani që jemi në politikë, mendojmë se…”. Këta janë aksidenti. Janë ata që shohin në sipërfaqe dhe vetëm sipërfaqen e fakteve dhe diskutimin për reformën në drejtësi – sa për të marrë një shembull – e konsiderojnë të ngjashme me përplasjen e gurëve që bëjnë zhurmë dhe ekzekutimin e një koncerti në piano. Janë ata që nuk kanë asnjë dilemë dhe nuk kanë dyshuar kurrë se midis opinionit dhe faktit ka një diferencë të madhe. Duke qenë të sinqertë në këtë kuptim, ata nuk kanë pikën e fajit, kur gjithë lëvizjet e mundshme dhe të mundimshme politike, i shohin vetëm si një cirkuit mes aleancave të mundshme mes tre forcave kryesore politike PS, LSI e PD. Një lloj loje fëmijërore “E ka kush e ka” pushtetin!
 Në vjeshtën e dy vjetëve më parë, në Tiranë flitej shpesh e madje me detaje për një skemë të çuditshme në politikë, sipas të cilës, edhe PS, edhe PD, të zemëruara nga kushtëzimi në shifra që u bënte LSI, mund të realizonin një bashkëqeverisje me stafetë, që do të nxirrte jashtë loje njerëzit e Ilir Metës. Optimistë, konspiracionistë dhe “shahistë” politikë, përveç lojtarëve të vërtetë, e kishin me qejf të madh të afronin  dhe detaje të kësaj skeme, që nisnin me një dashuri të madhe e të papritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në kushtet kur sovraniteti i atij që quhet rëndom sovran – publikut që voton – është tejet i reduktuar dhe përfundon në ditën e votimit, pa arritur madje edhe në momentin e numërimit të votave, një gjë e tillë as do të habiste njeri dhe as nuk mund ta shmangte njeri, nëse do të ishte vërtet vullnet i Ramës dhe Bashës. Dhe gjithashtu, jo më pak e rëndësishmja, përkundrazi, nëse Basha do të kishte edhe “izën” (një fjalë turke që e përdorin ende të moshuarit në vend të fjalës “leje), e Doktorit, asgjë nuk mund ta habiste më shumë se tre ditë qeverisjen me bazë të gjerë e majtë dhe e djathtë bashkë.
 Se çfarë ka ndodhur në vjeshtën e dy veteve më parë, në pranverën e një viti më parë dhe në vijim, tashmë është pjesë e kronikës. Tendosja kryesore mes dy pjesëve që bëjnë të tërën në maxhorancë, PS & LSI, ndodhi mbas zgjedhjeve lokale, por dhe atëherë pakkush kuptoi të vërtetën e asaj që kishte ndodhur. Partizanët e sipërfaqes, të dashuruarit mes mungesës së diferencës ndërmjet faktit dhe opinionit, gjykuan me tërsëllëmë dhe bindje (njëlloj siç shfaqet zakonisht portreti i padijes) se mes aleatëve kishte ndodhur gjëma për shkak të Pogradecit, Lezhës apo Livadhjasë e Vorës. Shumë ju hakërryen fotos së çastit duke harruar dhe duke mos kuptuar se qershori i 2015-ës ishte projeksioni i dinamikave që po përgatiteshin për në 2017-ën. Kur vlerat politike të tre partive kryesore në vend, PS, LSI, PD e madje edhe PDIU, vazhdonin të luheshin e luhen në bursën e paqëdndrueshme të dashurisë, urrejtjes apo indiferentizmit të publikut që voton. Që shpërblen njërën palë apo do të ndëshkon tjetrën.
 Së paku në këtë pikë, kryetarët e partive dhe një grusht shumë i ngushtë njerëzish pranë tyre, politikanë, gazetarë apo miq të tyre, janë jashtëzakonisht të qartë me sondazhe që ju thonë të vërtetën për temperaturën gjithashtu shumë të ndryshueshme të publikut. Dhe mbi të cilën projektojnë, ngrejnë dhe ndërtojnë skema “matematike” të politikës. Vetë politika në të gjitha rrethanat është më shumë se mbledhje e zbritje shifrash që mësohen në tabelën e aritmetikës së klasës së tretë. Eshtë dhe moral. Eshtë dhe traditë. Eshtë dhe filozofi. Pranimi i aksiomës se mes faktit dhe opinionit ka një diferencë mjaft të madhe është një hap i duhur, në drejtimin e duhur për të kuptuar më shumë. Në politikë ka një rëndësi të dorës së parë që të mos i besohen kurrë provave që duket se flejnë si lepuj të trishtuar përpara syve! Zakonisht gënjen ajo që duket dhe gënjehen kryesisht ata që duan të gjejnë rrugën më të shkurtër dhe më të thjeshtë duke besuar qoftë tek Zana e Dhëmbit, qoftë tek Lepuri i Pashkëve. Por në momentin që zbulohet se ato nuk ekzistojnë ka ndodhur një metamorfozë shumë e rëndësishme: nga fëmija është prodhuar së paku një adoleshent. Dhe në politikën shqiptare, një gjë e tillë nuk është pak. Përkundrazi!

Next Post

Komandant Hoxha: Ali Ahmeti e dinte për aksionin në “Lagjen e Trimave”

Comments 1

  1. Milena says:
    9 years ago

    OHOHOHOHO cu kenaqem.Megjithe se nuk e mora vesh se ne cilin pjese te humori,ben pjese,per femije normal,apo per femije me te meta mendore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

December 27, 2025
Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com