• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rama-Meta dhe “Plani B” i reformës në drejtësi

by Aalison Pearse Stevens
02/03/2016 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Brenda harkut të 48 orëve, dy aleatët politikë që drejtojnë sot vendin kanë dhënë përgjigje diametralisht të kundërta në lidhje me atë qe do të ndodhte nëse do të rrëzohej reforma në drejtësi. Kryeministri Rama ka aluduar se në rast mosmiratimi të reformës do të shkohet drejt një piste e cila çon tek zgjedhjet e parakohshme, ndërsa kreu i Kuvendit Meta ka deklaruar se nuk sheh asnjë “Plan B”, përveç atij të miratimit me çdo kusht të paketës në fjalë.

Nuk është e para herë që PS e LSI dalin në pozicione të ndryshme për reformën dhe çeshtje të tjera madhore. Për shembull, në orët e fundit ministri i drejtësisë Manjani deklaronte se ndërprerja e mandatit të kryeprokurorit Llalla do të kompromentonte reformën. Një përcaktim që me shumë gjasë ka sjellë shumë rrudhje buzësh në Partinë Socialiste dhe në pjesën rozë të qeverisë. Por diferenca mes Ramës dhe Metës, në lidhje me atë që do të ndodhte në rast mosmiratimi të reformës në drejtësi, ka një arsye më të thella, të cilat shkojnë përtej përmbysjes së sistemit të drejtësisë. Në fakt, historia politike e javëve të fundit ka treguar se dy liderët politikë aleatë kanë sot shumë pak pika takimi, të cilat po e bëjnë gjithnjë e më reale idenë e kalimit në zgjedhje të parakohshme.

Javë më parë, kur mes PS e LSI u konsumua një gati-çarje përfundimtare, thuhet se ka qenë Edi Rama ai që ka kërcënuar me provokim të zgjedhjeve të parakohshme. Çka ka sjellë një moderim të qëndrimit të Metës. Edi Rama e ka luajtur kartën e presionit të zgjedhjeve, megjithëse pozita e tij numerike në Kuvend nuk është komode. Përkundrazi. Në momentin aktual, kur duket se ujrat mes PS e LSI janë më të qeta se një apo dy muaj më parë, rishfaqja e tezës së “Planit B” në gojën e kryeministrit dhe hedhja poshtë e saj nga kreu i Kuvendit, vijojnë të projektojnë pozicionet e ndryshme të dy partive në raport me votimet e parakohshme. Dhe në këtë pikë gjithçka duket se është një çeshtje leximi i momentit politik.

Edi Rama beson shumë tek shija e keqe që do të linte tek shqiptarët, një rrëzim eventual i reformës në drejtësi për shkak të ngurtësisë së demokratëve. Me intuitë, ai dëshëron ta kapitalizojë këtë zemëratë popullore, për t’i dënuar kundërshtarët e tij politikë në kutëtit e votimit. Në mënyrë të përsëritur Rama ka deklaruar se ata që pengojnë reformën, do të marrin ndëshkim shembullor nga qytetarët. Plani B që ai lëshon në tryezë tani, është një variante e atij kërcënimi të përsëritur.

Nga ana tjetër, Ilir Meta nuk i sheh në këtë mënyrë taktikat politike rreth draftit të reformës. Ai nuk ka ndonjë interes të veçantë që ta dënojë PD me një votë popullore të parakohshme. Aq më pak ka ai interes që Rama të kryejë një fushatë elektorale në sulm, duke rrezikuar të shtojë votat. Një PS e fortë dhe luftarake, që “kalëron” mllefin popullor kundër atyre që rrëzuan reformën, është një variant që Ilil Meta e dëshëron shumë më pak, se versioni aktual i një PS-je të mbushur me ministra, deputetë dhe me akuza për koncesione e korrupsion. Metës i leverdis statu quoja, jo fushata e zgjedhjeve të parakohshme, sepse ai shpreson që një vit më pas, PS do të jetë edhe më e lodhur nga qeverisja, sesa sot. Pavarësisht asaj që thotë sot, Ilir Meta ka qenë gjithnjë në atë anë të tryezës, që më shumë e ka frikë dhe dyshon tek reforma, sesa tek ajo pjesë e spektrit politik që lufton për të.

Në këtë aspekt, qasja e dy krerëve të majtë ndaj “Planit B” shënon në fakt mënyrën sesi ata e lexojnë momentin politik. Ku reforma ze një vend të rëndësishëm, por jo dominues. Përballë tyre, PD duhet të peshojë sot kostot e këtyre kalkulimeve, duke ditur se një votim i parakohshëm, diku në verën e këtij viti, do të ishte fatal për shifrat dhe për të ardhmen e saj, si një forcë politike ende e papërgatitur për të garuar në shkallë kombëtare për pushtetin. Due shpresuar ndërkohë që një vit më pas, Rama dhe Meta do të kenë mes tyre shumë më tepër probleme sesa kanë sot. Sepse demokratët nuk e harrojnë se vetëm përçarja e të majtës mund t’u krijojë një spirale shprese për të fituar.

Next Post

Athinë, familja e emigrantit shqiptar ndihmon 150 refugjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Alimehmeti: Kemi 13 vite në opozitë! Atyre që na ndjekin akoma u duhet ngritur monument!

December 5, 2025
Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

December 5, 2025
Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Ëndrra për në Botëror, sot Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

December 5, 2025
Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

Vrasësi i Shinzo Abe kërkon falje: I shkaktova familjes vuajtje, nuk kam asnjë justifikim

December 5, 2025
Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

December 5, 2025
Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

Ekzekutimi i ish-policit Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthen për gjykim dy të pandehurit

December 5, 2025
“Më lironi nga burgu”, Beleri humbet betimin por jo mandatin si eurodeputet nga PE

Beleri: Çamët s’janë masakruar! Ka 2 mijë vendime gjykatash ndaj tyre për krime! Në 1994 isha në Qipro, jo në Peshkëpi

December 5, 2025

Media e njohur në Bruksel: Rasti “Veliaj” zbulon anën e errët të SPAK; një prokurori e fuqishme, që s’jep llogari…

December 5, 2025
“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

“S’keni moral”, Kreu i PD Durrës ‘shpërthen’ ndaj Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës

December 5, 2025
Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Foltorja e Salianjit më reale”/ Juristja: PD me Berishën është kthyer në kënetë

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In